Orientimi i partive politike në Kosovë
Partitë politike në Kosovë nuk kanë qenë të lira për t’i shprehur bindjet e tyre politiko-ideologjike, por një gjë e tillë iu është mundësuar pas luftës së fundit, të vitit 1999, me çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Këtë mundësi nuk e kanë shfrytëzuar partitë politike të Kosovës, duke mos kontribuar në përpilimin e programeve politike të qarta, duke mos kontribuar në përgatitjen e anëtareve në frymën e orientimit politik përkatës, të partive politike në Kosovë. Mbajtja e shkollave politike, seminareve politike nga partitë politike për anëtarët e partisë ka qenë shumë në interes të politikes në Kosovë, që do të kishte ndikuar në profilizimin më të shpejtë të partive politike në Kosovë.
Pas luftës, partitë politike të Kosovës kanë qenë parti të liderëve, ku janë thirrur në baza regjionale, që ka ndikuar edhe në përqasjen e popullit. Ato në fushatat e tyre elektorale janë thirrur më shumë në lider të partisë sesa në programet e tyre politike. Partitë politike që nga pas lufta kanë qenë të kënaqura me faktin se kanë një lider, të marrin vota, ose të kenë disa njerëz, ndërsa listat kanë qenë të mbyllura kështu që fillimisht është votuar partia e identifikuar më liderin e partisë
Fakti se listat kanë qenë të mbyllura, tregon qartë se partitë në atë kohë kanë qenë parti të liderëve. Përveç liderit të partisë që është votuar nga qytetarët, të tjerët nuk kanë qenë të zgjedhurit e popullit. Demokracia brenda partive politike ka munguar pas luftës dhe vazhdon të mungojë. Një element i mungesës së demokracisë brenda partive është vendosja e listave të mbyllura, që fatmirësisht tash janë të hapura, ku qytetarët e kanë mundësinë për të vendosur për të preferuarit e tyre. Një element tjetër është rizgjedhja e liderëve të partisë. Pra prej pasluftës e deri më tash në partitë parlamentare kemi liderët e njëjtë që janë në krye të partisë, përveç LDK-së, e cila para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 ka ndërruar liderin e partisë dhe disa parti tjera opozitare, si Partia Socialiste e Kosovës.
Karl Popper thotë që një shoqëri për të qenë demokratike, duhet që të kemi alternativa politike. Andaj edhe brenda partive politike duhet që të ketë ndërrim të udhëheqësve të partisë; duhet t’i epet mundësi edhe anëtarëve tjerë për të udhëhequr dhe për të sjellë ndryshime të brendshme në parti.
Programet e partive politike kanë pasur një orientim të përbashkët derisa ka ndodhur shtet- formimi i Kosovës. Vota ka shkuar në drejtim të atyre që kanë kontribuar më shumë në shtet formimin e Kosovës. Deklarimi i partive politike ka qenë së ne jemi të djathtë ose të majtë, ndërsa nga ato programe ka qenë e vështire të identifikohet së çka është ajo që tregon së është e majtë apo e djathtë.
Pas shpalljes së pavarësisë, partitë politike fillojnë që t’i kushtojnë rëndësi programeve të tyre politike, ndoshta se edhe qytetarët ishin të vetëdijesuar, më nuk votonin liderin por programet politike të partive politike dhe filloj një rreshtim në baza të ideologjike e zhvillimore.
Nëse i shohim programet e partive politike ashtu siç janë sot, i kanë disa elemente që tregojnë se kanë orientimin pak më të djathtë ose të majtë, duke pasur dy elemente kryesore që përcaktojnë orientimin politik, aspekti i ideologjisë, vlerat të cila përfaqëson partia, dhe çështja ekonomike
Një element që është shumë i rëndësishëm i partive politike, është zbatimi i programit politik pas marrjes së udhëheqjes. Për të parë se a respektohet programi politik i partisë që ka marr mandatin për të qeverisur, do të shohim në analizën e programeve politike. Por shumë shpesh kemi parë që programi qeveritar nuk ka lidhje me programin e partisë që ka fituar mandatin.
Në të majtë apo në të djathtë?
Duke u mbështetur në analizën e Programeve të Partive politike në Kosovë, mund të theksojmë së programet e tyre janë shumë të ngjashme mes veti. Në këto programe shohim së si bien në kundërshtim më deklarimin e tyre politike p.sh. AAK-ja thekson së është parti e qendrës së djathtë; gjithashtu edhe në programin e saj e ka si prioritet privatizimin e ndërmarrjeve publike (PTK-në, KEK-un etj), ndërsa në njërën anë e kundërshton privatizimin e PTK-së. AAK-ja ka qenë kundër privatizimit të PTK-së kur është diskutuar në Kuvend.
Pra duke u mbështetur në disa pika të programit të AAK-së, ajo më shumë anon në krahun e djathë si: privatizimin e ndërmarrjeve publike (PTK-së, KEK-ut, TREPÇ-ës etj.). Gjithashtu ajo përkrah shumë pronën private dhe heqjen e kontrollit të shtetit mbi institucionet si: shëndetësisë, arsimit, bujqësisë etj.
Thuajse të gjitha pikat e programeve politike të partive politike në Kosovë janë të ngjashme dhe është problem që të ndahet blloku i majtë dhe i djathtë. E vetmja Vetëvendosja dhe Partia Socialiste e Kosovës dallojnë nga programet politike të partive politike në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialiste e Kosovës (PSK) janë kundër privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore si PTK-së, KEK-ut, ndërsa të gjitha partitë tjera janë për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Pra privatizimi është një pikë e cila i krijon dy blloqe. Këto dy blloqe janë: Vetëvendosja dhe PSK në njërin bllok dhe të gjitha partitë tjera në bllokun tjetër, të cilat i kanë programet e njëjta për trajtimin e ndërmarrjeve shoqërore.
PDK-ja thekson se sektori publik do ta ketë rolin e vet të rëndësishëm. Do të ketë investime të përbashkëta publiko-private, të cilat sipas PDK-së do të shfrytëzohen në masë më të madhe. Në këtë rast shfaqen disa elemente të politikës së majtë të qendrës, duke përkrahur edhe investimet publike. Pra, PDK-ja ka një politikë të tregut të lirë, ku përmes investimeve private të ndikoj në zhvillimin ekonomik, mirëpo nuk e përjashton edhe rëndësinë e shërbimeve publike. Sa i përket privatizimit, PDK-ja thekson së prioritet i saj kryesor do të jetë privatizimi sa më i shpejtë i ndërmarrjeve publike, si: PTK-ja, KEK-u etj.
Pra, nga kjo mund të vlerësojmë se PDK-ja me procesin e privatizimit anon kah politikat e djathta, duke premtuar në privatizimin e disa ndërmarrjeve të cilat kanë të hyra të mëdha dhe i sjellim përfitime të mëdha qytetarëve. Pra privatizimi i ndërmarrjeve të cilat i thekson PDK-ja janë në kundërshtim më politikat e majta, të cilat janë kundër privatizimit të ndërmarrjeve që i sjellin përfitime të mëdha vendit.
AAK-ja në programin e saj anon kah politikat e ideologjisë së djathtë, e cila zhvillimin ekonomik të vendit AAK-ja e mbështet në burimet njerëzore, resurset natyrore dhe pasurit kapitale. AAK-ja si shpërblim për votën e dhënë, qytetarëve iu garanton ekonomi të tregut konkurrent në tregun e jashtëm, mjedis të favorshëm për aktivitetet biznesore, efikasitetin për shërbimet në biznes, luftën kundër korrupsionit në ekonomi, ambient miqësor për investime të jashtme, rritje e prodhimit vendor dhe eksportit.
Pra AAK-ja e përkrah sektorin privat, investimet e mëdha kapitale dhe procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike si: PTK-në, KEK-un etj. AAK-ja në programin e saj ka elemente të së djathtës. AAK-ja ne programin e saj parasheh privatizim ne këta sektor: Shëndetësi, Arsim etj.
Ndërsa VV-ja është një subjekt, i cili në programin e saj zhvillim ekonomi konsideron atëherë kur të ndikoj në mirëqenien sociale të qytetarëve. VV-ja është kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike, të cilat i sjellin përfitime të mëdha vendit si: PTK-ja, KEK-u, TREPÇA etj. Gjithashtu ajo parasheh kontroll të shtetit në sektorin e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik etj. Pra nga kjo mund të konkludojmë së VV-ja është një subjekt më një ideologji të së majtës.
AKR-ja është një subjekt që është e deklaruar si liberale e djathtë. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo hyn në koalicion më disa parti të cilat kanë ideologji të kundërt më AKR-n, siç është PSDK-ja, që është më orientim të majtë të qëndresë, PD-ja, e cila ka pikëpamje më ngjyrime fetare etj. Pra nga ky fakt mund të konkludojmë së ky koalicion nuk është bërë në bazë të ideologjisë, por për shkak të interesave partiake dhe përfitimit të votave.
Në Kosovë është shumë e nevojshme krijimi i dy blloqeve politike, në atë të ideologjisë së majtë dhe të djathtë. Kjo është e nevojshme për faktin së në Kosovë kemi përmbi 60 parti politike të regjistruara. Më krijimin e këtij blloku, partitë më përqindje të vogël ose detyrohen që të aderojnë në ndonjërin prej blloqeve politike ose do të shuhen. Duhet që të këtë edhe parti tjera, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi për zgjedhje; të ekzistoj pluralizmi politik.
Pluralizmi politik është shumë me rëndësi për një vend që ndikon në ngritjen e nivelit politik të një vendi dhe ofrohen alternativa politike për qytetarët. Në atë vend ku ekziston pluralizmi politik, ofrohet një politikë më e mirë që del si rezultat i konkurrencës politike dhe njëherësh qytetarët kanë mundësi alternativash për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre që ata mendojnë se janë mbrojtësit më të mirë të interesave të tyre. Në ato vende ku mungon pluralizmi politik, mungon edhe demokracia, sepse nga mungesa e alternativave politike për qytetarët, një pjesë e tyre mbesin jashtë përfaqësimit sepse në atë skenë politike nuk ekzistojnë politika të cilat përkojnë me bindjet dhe interesat e një pjese të qytetarëve.
Duke u mbështetur në realitetin që është në Kosovë, Partitë politike shumë pak i zbatojnë pikat e tyre të programit pasi ta marrin qeverisjen. Kjo ndodhë sepse premtimet që ata i bëjnë janë të papërballueshme për kohën në të cilën ndodhët Kosova.
(Autori është i diplomuar në Filozofi dhe student në Shkenca Politike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi