BarCamp Gjakova edicioni i 5-të, do të mbahet të Shtunën me 28 Dhjetor 2013 nga ora 17:00. Ngjarja organizohet nga “Komuniteti Aktiv Qytetar” nga Gjakova dhe mbështet nga IPKO Foundation.
Si gjithmonë edhe ksaj radhe do të ketë folësa dhe tema shumë interesante, ku me prezantime do të ndajnë eksperiencën 4 folës: Bersant Deva, Admir Shala, Nëntor Oseku dhe Albion Curri, ku biografitë e shkurtëra mund ti gjeni në vazhdim.
– Bersant Deva, me prejardhje nga Gjakova, jeton në Berlin të Gjërmanisë. Studimet bazë dhe master në Inxhienierinë Kompjuterike i ka përfunduar në Universitetin Teknik të Berlinit („TU Berlin“), ku tanimë është i angazhuar si hulumtues shkencor përmes institucionit Telekom Innovation Laboratories; institucion ky që funksionon në bashkepunim publiko-privat mes Universitetit Teknik dhe Deutsche Telekom AGs. Që nga viti 2013, hulumtimi i tij shkencor shtrihet në degët e shërbimeve në bazë të vendndodhjes (“Location-based Services”) dhe kontekstit (“Context-aware Services”), dhe në po këtë lëmi ka fokusuar edhe punimin e Doktoraturës. Bersanti poashtu ka përfituar përvojë të konsiderueshme përmes punimit dhe organizimit të një numri projektesh kombëtare dhe evropiane si ajo e FlashPoll (www.flashpoll.eu ).
Bersanti do të flas për mundësitë e shkollimit dhe punësimit në TU Berlin, si dhe mundësinë e “outsource-it” të projekteve Gjermane në Kosovë.
– Admir Shala fillimisht studioi në Fakultetin e Elektroteknikës në UP për të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë të Institutit të
Teknologjisë në Dublin të Irlandës dhe magjistruar në Universitetin e Qytetit të Londrës në fushën e energjetikës me fokus në Efiçiencën e energjisë dhe Energjinë e ripërtëritshme, drejtime këto të lansuara rishtasi në përgjigjje të transformimeve që energjetika po kalon në mbarë botën. Para se të vendos të kthehet në Kosovë Admiri bëri një përvojë punë disamujorshe (Mars-Korrik 2013) në Sekretariatin e Energjisë në Vjenë të Austrisë që njëkohësisht shënon edhe inkuadrimin e parë të një Kosovari në këtë institucion që nga themelimi. Në ndërkohë ai ka ndërmarrë disa projekte individuale mbi potencialin e energjisë së ripërtëritshme dhe kursimit të energjisë në Kosovë. Admiri ka experiencë të gjatë udhëheqëse dhe menaxheriale gjatë një dekade (2000-2011) kur ka punuar në Prishtinë si Menaxher i projekteve të ndryshme të financuara nga Banka Botërore, Komisioni European dhe DFID.
Admiri do të flas për 3E = Energjia, Efiçienca, Edukimi
– Albioni Curri ka përfunduar studimet bachelor në UP në degën e Menaxhmentit dhe është në përfundim të studimeve master. Në moshë të re ka filluar të punojë në Postën e Kosovës dhe ka eksperienca nga departamente të ndryshme si shitja, kujdesi ndaj konsumatorëve dhe së fundi në financat qendrore të kompanisë. Albioni ka qenë një nga ideatorët e Grupit URA që ka synuar aktivizimin e qytetarëve në fusha të ndryshme si sporti, vullnetarizmi e kultura. Diskutimet për aktivizimin e sportit në takimet e Grupit URA dhe një turnir i pingpongut e kanë nxitur atë dhe disa entuziastë të sportit gjakovar të marrin bashkarisht udhëheqjen e Klubit të pingpongut “Vëllaznimi”, duke synuar çasje të re dhe bashkëpunese për zhvillimin e pingpongut.
Albioni do të flas pikërisht për "Perpjekjet civile për zhvillimin e sportit" – Iniciativa për pingpongun
– Nëntor Oseku i ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti 2009 ka punuar në institucione mikrofinanciare FINCA dhe Raiffeisen Bank, pastaj në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në mars të këtij viti ka dhënë provimin shtetëror të jurisprudencës (avokatisë). Aktualisht punon në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, në cilësinë e zyrtarit ligjor. Vijon studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës- Fakulteti Juridik- drejtimi civil. Nëntori është një aktivist i sporteve në natyrë dhe i pasionuar pas natyrës Shqiptare.
Nëntori do të flasë për eksperiencat e tij disavjeçare lidhur me pasionin e tij: natyra shqiptare dhe bukuritë e saj dhe motivimi i të rinjve për t`ju bashkëngjitur eksploruesve të natyrës.
Vendi ku do të mbahet ngjarja sikur me çdo BarCamp është DEL House, ndërsa si gjithmonë për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas.
Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, në Twitter kërkoni me hashtag #BCGJK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Gjuhëtari Rexhep Ismajli, anëtar i Akademisë së Arteve dhe të Shkencës të Amerikës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!
Japonia në Mal të Zi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët