LAJMI I FUNDIT:

Organizohen familjarët e viktimave politike

Organizohen familjarët e viktimave politike

Familjet e viktimave të vrasjeve që janë përmendur në raportin e EULEX-it, janë bërë bashkë për të zbardhur vrasjet e të afërmve të tyre.

Imer Imer, vëllai i Haki Imerit, i cili njihej si dora e djathtë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se kanë marrë këtë iniciativë për zbardhjen e vrasjeve.

“Jemi duke e formuar shoqatën bashkë me shumë familje të tjera të cilët kanë humbur të afërmit e tyre, pasi që kemi parë që nuk ka rrugë tjetër sepse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr asgjë deri më tani”, ka thënë Imeri.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se emri i shoqatës do të jetë “Thirrje Drejtësisë”.


Në raportin e EULEX-it, i cili është pranuar si dëshmi në rastin “Bllaca 2”, e të vetëshpallurit agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, thuhet se vrasjet e LDK-së janë bërë për motive politike.

Po ashtu në raport përmenden Ismet Arifi-vrasje në tentativë-3 nëntor 1999; Selim Broshaj-i vrarë- 14 shtator 2000; Besim Dajaku-i vrarë- 19 tetor 2001; Nezir Gara-sulm i rëndë fizik- 25 shtator 1999; Sali Gashi-vrasje-15 qershor 1999; Gani Geci-vrasje në tentativë-19 tetor 2001; Haki Imeri-vrasje-2 nëntor 1999; Ajet Istogu-vrasje-17 janar 2000; Bekim Kastrati-vrasje-19 tetor 1999; Ibush Kllokoqi-vrasje-6 gusht 1999; Adem Lahi-vrasje-21 qershor 1999; Adem Salihaj-vrasje në tentativë-12 qershor 2000; Agim Veliu-vrasje në tentativë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori