Shumica e organizatave buxhetore duhet ta përmirësojnë menaxhimin e kontrollit financiar, duke përpiluar listat e rrezikut. Po ashtu, këto organizata nuk kanë komitet për auditim.
Janë 108 organizata që kanë obligim të raportojnë për kontrollin e brendshëm për financat publike, ku prej tyre kanë raportuar 95 organizata.
Kjo u bë e ditur gjatë shqyrtimit të raportit vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shqetësuese mbetet për Faton Topallin, nga Vetëvendosje, kryetar i këtij Komisioni, se si 77 për qind të organizatave buxhetore vlerësojnë se kontrolli i brendshëm bëhet pjesërisht. “Ajo që më shqetëson shumë e që do të duhej më shumë pozitën ta shqetësonte, është se 77 për qind e organizatave buxhetore, sa i përket menaxhimit të rrezikut, pohojnë se kontrolli financiar funksionon pjesë risht, respektivisht se ka nevojë për përmirësime. Është një vlerësim jashtëzakonisht i keq i brendshëm i organizatave buxhetore për punën që bëjnë ato”, tha Topalli.
Anëtari tjetër i Komisionit, nga PDK, Avdyl Imeri tha se organizatat buxhetore duhet përmirësuar menaxhimin e kontrollit financiar. Megjithatë, ai kërkoi ta di se edhe sa kohë duhet pritur që ta mësojmë sa është pasuria publike në Kosovë. “Shqetësuese që vërehet edhe në auditim të brendshëm dhe të jashtëm, është pasuria publike, kjo ende nuk dihet. Edhe sa kohe neve na duhet me ditë sa është pasuria publike e jona?”, ka pyetur Ymeri.
Edhe deputeti tjetër i PDK-së, anëtar i këtij Komisioni, Naim Fetahu, u interesua të di për pavarësinë e punës së auditorëve në kontrollin e brendshëm, ku drejto ri i Njësisë Qendrore Harmonizuese për Auditimin e Brendshëm, Kosum Aliu tha se ka qenë vetëm një rast, ose një auditor, që nuk i është bindur urdhrave të shefit të tij.
Po ashtu Fetahu ka kërkuar sqarim lidhur me numrin e organizatave buxhetore për funksionin e auditimit të brendshëm. “Tek njësit thuhet se prej 71 njësi të auditimit të brendshëm, 68 kanë raportuar, më vonë del në faqen 15 të raportit se funksionin e auditorit të brendshëm të vitit 2015 nuk e kanë zbatuar 17 organizata buxhetore, të cilat nuk e kanë komitetin e auditimit të brendshëm…”, tha Fetahu gjatë kërkesës për sqarim.
Në raportimin e tij, drejtori i Njësisë Qendrore Harmonizuese për Auditimin e Brendshëm, Kosum Aliu tha se sfidë mbetet ngritja e llogaridhënies së organizatave buxhetore për financa t publike. Po ashtu, sipas tij, ka mungesë të numrit të auditorëve të brendshëm.
Aliu duke raportuar në këtë Komision tha se prej rekomandimeve kanë mbetur rreth 100 sosh pa u implementuar. “Një prej sfidave është edhe menaxhimi i rrezikut, ne kemi punuar dhe do të punojmë për përmirësimin e procesit të menaxhimit të rrezikut dhe përgatitjen e regjistrave të rreziqeve nëpër organizata buxhetore. Ne sot gjatë auditimit gjejmë se shumica e organizatave buxhetore ende nuk kanë përpiluar regjistrat e rreziqeve dhe këto janë rekomanduar të krijohen në fazën e planifikimit”, tha Aliu.
Ali Sadriu, anëtar i Komisionit nga radhët e LDK-së, ngriti çështj en e organizatave buxhetore të cilat sipas tij janë 13 prej tyre që nuk kanë përmbushur pyetësorin për vetëvlerësimin e menaxhimit financiar.
Komisioni pa media hartoi rekomandime për auditorin e brendshëm për implementimin e tyre në 2016.
Përndryshe, të gjitha organizatat buxhetore për çdo vjet janë të obliguara të plotësojnë një pyetësor vet-vlerësues me rreth 106 pyetje, ku në bazë të cilave auditori i brendshëm identifikon funksionimin e sistemit të brendshëm për të gjithë organizatat buxhetore. Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të organizatave prej 6.75 për qind të deklaruesve në këto lista vet-vlerësuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës