Në Tiranë, Këshilli parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin i përcolli sot Kuvendit dy raporte pro dhe kundër, nga opozita dhe shumica socialiste, mbi mocionet për mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në raportin e opozitës theksohej se deputetja Xhaçka është në konflikt interesi, teksa kompania e bashkëshortit të saj ka përfituar pasuritë publike.
Por socialistët pohuan se rasti nuk ka të bëjë me konflikt interesi, ndaj propozuan që të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese.
Të dy raportet do të votohen në seancat plenare të Kuvendit, ku socialistët kanë shumicën.
Deputetët opozitarë dhe ata socialistë nuk ranë dakord në Këshillin e mandateve që të dilnin me një raport të përbashkët mbi çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në raportin e opozitës thuhet se, ashtu si edhe në ligj dhe në raste të mëparshme Kuvendi, ka për detyrë vetëm ta përcjellë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Është e qartë se deputetja dhe ministrja për Europën dhe punët e Jashtme, zonja Olta Xhaçka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pika 2 e 3, i Kushtetutës, pasi shoqëria në pronësi të bashkëshortit të saj, e për rrjedhojë në pronësi të saj, sipas Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjit për konfliktin e interesit, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”, citon deputeti Gazmend Bardhi nga raporti i opozitës.
Sipas opozitës, deputetja socialiste Xhaçka shkeli Kushtetutën dhe gjendet në konflikt interesi, sepse shoqëria e bashkëshortit të saj përfitoi statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit për një periudhë 30 vjeçare të bregut të detit pranë hotelit turistik, që pritet të ndërtohet.
“Shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka ka nënshkruar një marrëveshje për menaxhimin e bregut të detit me një shoqëri, që administrohet nga kunata e deputetes, dhe kjo shkelje ligjore shkakton mbarim të mandatit të deputetes Xhaçka”, tha relatori opozitar, deputeti Gazmend Bardhi.
Por deputetët socialistë propozuan se dy mocionet e sjella nga deputetët opozitarë nuk duhen dërguar në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk lidhen me nene të Kushtetutës, që Kuvendi të mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Sipas raportit të socialistëve, shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.
Relatorja socialiste, Klotilda Bushka, theksoi se Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga Kuvendi, jo automatikisht nga mocionet,
“Nga aktet e depozituara prej kërkuesve të të dy mocioneve, nuk rezulton që për deputeten Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj, si artak në shoqërinë AG TCC shpk, të plotësohen kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 70 pika 3 të Kushtetutës, ku bëhet fjalë për parashikimin e veprimtarisë fitimprurëse nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor dhe përfitimi prej pasurive të këtyre të fundit” – theksoi zonja Bushka nga raporti i shumicës.
Në shtatorin e vitit të kaluar, shoqëria e bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka iu dha statusi i investitorit strategjik prej Komitetit të Investimeve Strategjike.
Kjo shoqëri e fitoi këtë status për të ndërtuar një objekt turistik prej 10 mijë 500 metra katror në një truall pronë private në Himarë. Qeveria i krijoi mundësinë kësaj shoqërie, që të shfrytëzojë bregun e detit për stacion plazhi përballë kompleksit, hapësirë kjo, që është pronë e paluajtshme publike.
Për të menaxhuar stacionin e plazhit në bregun e detit përpara kompleksit, shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka ka një marrëveshje bashkëpunimi me një shoqëri me përvojë në këtë fushë.
Por kjo shoqëri, e cila mori gjithashtu statusin e investitorit strategjik, është në pronësi të partneres së vëllait të deputetes Xhaçka.
Polemikat disamujore mbi çështjen e mandatit deputetes Xhaçka pritet të kalojnë me votim në seancë plenare të dy raporteve pro e kundër të opozitës dhe socialistëve, ku këta të fundit kanë shumicën e votave.
Deputetët opozitarë bënë të ditur, që edhe pasi socialistët të votojnë pro ministers dhe deputetes së tyre, ata do ta dërgojnë çështjen në Gjykatë Kushtetutese, për një shqyrtim mbi kompetencat e Kuvendit në këtë proces./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuzeska: OBRM-PDUKM të mbështesë ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave të punëtorëve

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët

“Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës”, Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës