LAJMI I FUNDIT:

Opozita në “pikën e bardhë”

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe ndarjes se rrugëve me partnerin e vet politik, Lidhja Demokratike e Kosovës tani ka filluar të tregojë shenja ringjallje dhe të luaj një “lojë të fortë” demokratike. E çliruar nga presioni dhe privilegjet që vinin nga pushteti për vite me radhë, partia më e madhe opozitare ka filluar të mësohet më detyrën e saj të re. Kur i humbi në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, shqetësimet ndoshta më të mëdha të simpatizantëve të kësaj partie mund të kenë qenë: si të kapërdihet fabrikimi masiv dhe i paskrupullt i votave nga partia fituese dhe cila ishte ajo rrugë që mund të ndiqej për të vepruar në rolin e ri dhe për tu konsoliduar në opozitë. Madje kjo e dyta, pra konsolidimi si opozitë, jo vetëm ndër votuesit e partisë, por edhe për shumëkënd dukej pothuaj e pamundur, ndërsa mund te disa thurnin “elegji” për një parti që po shuhej, derisa në vend po ndizeshin qirinj për demokracinë e vrarë.

Por, këtu potencialisht mund të ketë filluar edhe kthesa. LDK me Isa Mustafën ka mundësinë që te begatojë kulturën politike në vend, e ndoshta rrjedhimisht, edhe të përfitojë për vete. Pse?

Janë disa indikatorë. Një opozitë e fortë në parlament duhet parë si motiv shtesë për qeverinë të angazhohet më shumë. Në anën tjetër, një opozitë e fortë shpeshherë di të sjell qeverinë para presioni të rëndë, e në këtë mënyrë të diktojë rrjedhën e zhvillimeve, gjë që do të rriste edhe më shumë forcën dhe ndikimin e partisë më të madhe opozitare. Sot, numrat në parlamentin e Kosovës ia mundësojnë opozitës një gjë të tillë, e sidomos partisë më të madhe opozitare. Deri me tani, LDK ka shfrytëzuar disa nga rastet që i janë ofruar: arriti që të shkurtojë për një vit mandatin e qeverisë duke ndihmuar në të njëjtën kohë tejkalimin e ngërçit politik që ishte krijuar pas largimit të detyruar të Pacollit nga zyra e presidentit të vendit.


Ajo çfarë LDK deri tani ka provuar të bëjë është të bërit e një lloj opozite pa shumë fjalë, por me lëvizje relativisht të studiuara mirë. Duke parë qasjen e partive të tjera, duke bërë përpjekje për tu iu ikur debateve të nxehta dhe në shumicën e rasteve shterpë dhe pa krye, Isa Mustafa dhe partia e tij tentojnë të tregojnë racionalitet, maturi dhe konstruktivitet, e në të njëjtën kohë të ofrojnë edhe zgjidhje, edhe pse nuk mund të pritet që ato të merren parasysh nga partia në pushtet. Nuk ka pikë dyshimi që vetëm pak kohë më parë LDK kishte ilaçin në dorë për ta rrëzuar qeverinë e që vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat me gjase nuk do t’i konvenonin asnjërës parti, aq më pak Kosovës në rrethanat e tashme politike dhe me legjislacion zgjedhor të provuar tanimë disa herë si joefikas dhe të papërshtatshëm për rrethanat e reja te krijuara në vend, sidomos pas pavarësimit.

Njëqind-ditëshi i parë i qeverisë “Thaçi 2”, deri me tani ka treguar se qeverisja ne Kosovë mbetet përafrisht e njëjtë dhe se vetëm fytyrat në qeveri kanë ndryshuar dhe është shtuar dukshëm numri i tyre. Qeveria e Kosovës vazhdon të bëjë veprime skandaloze dhe të udhëheq politika të gabuara ekonomike e sociale. Shembulli i çrregullimit të raporteve me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një nga pikat e zeza të këtij fillimi të qeverisjes. Përvoja nga ditët e para të qeverisë ka treguar se opozita nuk do të hezitojë të shfrytëzoje gabimet e qeverisë për përfitim të poenëve tek qytetarët e Kosovës kurdoherë që do të këtë rastin të bëjë këtë. Siç ka filluar “loja”, opozita në parlamentin e Kosovës do te gjendet shumë shpesh në “pikën e bardhë,” sepse Qeveria e Kosovës me gjasë nuk do të mund të ndalet së shkaktuari penallti gjatë secilit aksion!

LDK-së assesi nuk do të duhej shfajësohej për stadin e zhvillimit ekonomik-politik të Kosovës deri më sot. Mirëpo ajo çfarë i mbetet tani është të mbështesë me veprime të qarta pretendimet e saj që të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Duke përmbushur detyrat e saja si parti e opozitare, si dhe duke vazhduar me reformat e proklamuara nga kryetari i saj, LDK do të mund të rishfaqët si një infuzion për demokracinë e lënduar kosovare. Dhe kështu e ka mundësinë që demokracisë së re parlamentare në Kosovë ti japë edhe një rast. Kultura politike në Kosovë nuk duhet të identifikohet vetëm me sharje dhe grushte nën brez. Duket se mes nesh ka pajtueshmëri rreth një gjëje: “sindromi i Tiranës” nuk duhet të gjeje mbështetje këtu. LDK është ajo që mund të shmangë skenarët e fqinjëve, ndërsa duke bërë këtë do t’i bënte nderë edhe vetvetes.

(Autori është student i vitit të dytë ne Fakultetin e Shkencave Politike, UP)

Në trend

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë

Ekonomi
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori