Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë (GJND), për ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë, shënon arritjen më të çmueshme në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë se Kosovës.
Katër vjet nga ky mendim Kosova ka arritur përparim përmbajtjesor në adresimin e të dy dimensioneve të shtetësisë: konsolidimit te saj në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm.
Sa i përket dimensionit të jashtëm të shtetësisë, Kosova deri me tani është njohur nga mese 105
shtete të botës e po ashtu është bërë pjese edhe e disa organizatave të rëndësishme ekonomike ndërkombëtare.
Ne këtë kontekst opinioni Gjykatës si argument i fuqishëm shtesë ka rezultuar me një lobim më bindës për njohje të reja, perspektivë dhe pozicion më të favorshëm politiko-juridik.
Legjitimiteti që i dha gjykata, ndikoi në njohjet e reja apo së paku nuk vazhdoi të jetë arsye për mosnjohje nga shtetet që kishin ketë dilemë para mendimit të GJND-së.
Por, derisa kjo është tabloja pozitive e rrjedhës se këtij procesi, pritjet se pas mendimit të GJND-së do të vinin shumë njohje në adresë të Kosovës, janë treguar jo shumë realiste, megjithëse shtetet mike të Kosovës ne vazhdimësi janë përpjekur që t’i bindin të tjerët për ta njohur Kosovën si shtet sovran.
Asnjë nga pesë shtetet anëtare të BE-së, nuk ka dhënë shenja esenciale për ndërrim të kursit politik, kështu që Brukseli akoma nuk ka një qëndrim të qartë rreth statusit të Kosovës. Në anën tjetër, edhe sikur Kosova të arrin shumicën në Asamblenë e Përgjithshme, Kina dhe Rusia do të vazhdonin bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, mendimi i GJND-së ka ndihmuar në një mënyrë tjetër: pa marrë parasysh kundërshtimet e Serbisë dhe të disa shteteve përkrahëse të saj ndaj legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ekzistenca e saj si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare, tashmë pranohet në mënyrë të padyshimtë, përfshirë këtu edhe nga një numër i konsiderueshëm i shteteve, të cilat ende nuk e kanë njohur formalisht pavarësinë e Kosovës.
Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës është kushtëzuar nga rrethanat e veçanta politike dhe ligjore ndërkombëtare, në të cilat është pavarësuar Kosova. Praktika ndërkombëtare e legjitimimit ndërkombëtar të shteteve të reja, pas vitit 1945, gjegjësisht që nga krijimi i OKB-së, dëshmon se ky proces kryesisht është realizuar përmes anëtarësimit në OKB-së. Kjo, në thelb, ka nënkuptuar njohje kolektive të shteteve të reja, duke i bërë praktikisht të panevojshme njohjet nga shtetet veç e veç.
Në rastin e Kosovës, mungesa e konsensusit në KS të OKB-së për mbështetjen e propozimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e ka detyruar Kosovën që të ndjekë rrugën e njohjeve individuale.
Rruga për sigurimin e njohjeve individuale është rruga më e vështirë dhe merr më shumë kohë. Asnjë nga fqinjët e Kosovës nuk kanë arritur më shumë se disa dhjetëra njohje formale bilaterale, sepse njohjen e kanë siguruar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kosova duhet të përcjellë rrugët paralele për të arritur – një nga një, numrin më të madh të mundshëm të njohjeve, por po ashtu për t’i përmbushur obligimet, në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së dhe BE-së.
Sfidat gjatë avokimit për njohje të reja kryesisht sillen rreth kundërshtimit te Pakos së Ahtisarit nga Rusia, respektivisht pamundësia e arritjes së konsensusit në KS të OKB-së, mungesa e unitetit në BE, mungesa e interesit të qartë për njohje nga një numër i madh i vendeve që ende nuk kanë qëndrim të prerë për pavarësinë e Kosovës, të cilat janë larg gjeografikisht dhe politikisht me Kosovën dhe Ballkanin dhe kanë Kosovën te renditur ultë në listë të prioriteteve si dhe zhvendosja e Kosovës nga prioritetet e larta të politikës së jashtme të vendeve mbështetëse dhe zbehja e kujtesës për të kaluarën e Kosovës.
Faktorët e lartpërmendur bëjnë të mundur kategorizimin e qëndrimit të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, në këto grupe kryesore: Shtetet të cilat kanë dhënë sinjale për njohjen e Kosovës; Shtetet që nuk e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, por ende nuk kanë dhënë shenja të qarta për njohje; Shtetet që kanë qëndrim asnjanës dhe ato që nuk janë deklaruar fare; Shtetet të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Me dhënien e mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për legjitimitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, në korrik të vitit 2010, Kosova dhe Serbia kanë mundësinë t’i tejkalojnë dallimet, të vendosin marrëdhënie dypalëshe dhe te zhbllokojnë rrugën e tyre, drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Por, pengesat janë të mëdha, duke përfshirë dyshimin e ndërsjellë, agjenda të kundërta dhe pasiguritë në lidhje me qëllimet e vërteta të secilës palë. Bisedimeve të emërtuara si teknike, me progresin e vogël, moszbatimin e plotë të marrëveshjeve dhe ritmin e ngadaltë që po i përshkon, lënë shume hapësirë për të dyshuar se palët janë të gatshme për kompromise të mëdha.
Prej se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të 2008-ës, beteja diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe partnerëve të tyre respektiv në arenën ndërkombëtare ka qenë permanente. Duke parë këtë trend te procesit, institucionet e Kosovës duhet te fokusohen në një politikë të jashtme dhe diplomaci me aktive dhe me detyra e obligime shtesë të cilat do t’i përshtateshin rrethanave aktuale.
Dinamika e zhvillimeve politike ndërkombëtare është shumë intensive andaj, bartësit e politikës së jashtme duhet të jenë në gjendje t’u përshtaten shpejt këtyre zhvillimeve.
Republika e Kosovës, si një pjesëmarrës i ri në skenën politike globale, nuk mund të veprojë e vetme në të gjitha sfidat ndërkombëtare dhe të luajë rol vendimtar në të gjitha çështjet që dominojnë agjendat e politikës ndërkombëtare.
Prandaj, është e domosdoshme të identifikohen çështjet me prioritet dhe të ndërtohet një strategji e veprimit, sa i përket prioriteteve dhe çështjeve të tjera të politikës globale.
Kosova përmes partnerëve të saj perëndimorë dhe instrumenteve të tyre diplomatike duhet te tentoje vazhdimisht të fitoj legjitimitet ndërkombëtar kryesisht duke rritur numrin e njohjeve, numrin e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe dimensione tjera qe forcojnë pozicionin dhe subjektivitetin ndërkombëtar te vendit.
(Bujar Desku është autor i librit “Interpretimi i Deklaratës se Pavarësisë se Kosovës nga GJND”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri