LAJMI I FUNDIT:

Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2

Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2

Operacioni bajpas në stomak, mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar diabetin e tipit 2. Qendra për kontrollin e sëmundjeve parashikon se ky operacion mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2.

Mjekët kanë zbuluar se operacioni bajpas në stomak mund ta shërojë thuajse menjëherë pacientin me diabet të tipit 2.

Dr. Phil Schauer i klinikës së Klevelandit, thotë se pacienti mund ta ndërpresë marrjen e insulinës brenda pak orëve pas operacionit.

Gjatë operacioni gastrik bajpas, mjekët zvogëlojnë stomakun kështu që personi ha më pak. Gjatë operacionit, mjekët shkurtojnë zorrën dhe kjo e bën pacientin të marrë më pak kalori. Por në ç’mënyrë kjo procedurë normalizon nivelin e sheqerit në gjak, kjo nuk është e qartë.


Doktor Schauer thotë se efekti i shpejtë i këtij operacioni ka të ngjarë se shkaktohet nga një hormon që prodhohet nga lëngjet gastrike në zorrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori