LAJMI I FUNDIT:

Operacion pa anestezion

Operacion pa anestezion

Një hipnotizues me përvojë është shtrirë në tavolinën e operacionit, tërësisht i vetëdijshëm për të gjithë dhe gjithçka rreth vetes, por para se kirurgët të fillonin me prerjet, ai në mënyrë të suksesshme ka hipnotizuar vetveten.

Hipnotizuesit i është operuar dora pa anestezion. Alex Lenkei nga Worthing e ka qetësuar veten me hipnozë dhe është përgatitur për operacionin 83 minutash.

Ky 61-vjeçar ka qenë tërësisht i vetëdijshëm për gjithë atë çfarë po ndodhte rreth tij, por nuk e ndiente dhimbjen.

Gjatë operacionit i kanë larguar një pjesë të ashtit në rrënjën e gishtit të madh të dorës dhe i kanë përpunuar disa nyje për ta “ndrequr” artritin e tij.


”Më nevojiten prej 40 minutave deri në një minutë që të hipnotizohem dhe atëherë ndiej lehtësim të madh”, thotë Lenkei.

”Kam qenë i vetëdijshëm për çdo gjë rreth meje, nga njerëzit që flisnin deri tek përdorimi i çekanit dhe turjelës të cilat po punonin në ‘montimin’ e dorës time”, ka thënë ai.

Gjatë tërë kohës së operacionit anesteziologu ka qenë në gjendje gatishmërie në rast se do të kishte nevojë.

Kirurgu i ortopedisë David Llewellyn-Clark, i cili e ka operuar, ka thënë se ka besuar në aftësitë e tij hipnotizuese dhe se i vjen mirë që çdo gjë ka përfunduar mirë.