LAJMI I FUNDIT:

Omega 3 për fertilitetin mashkullor

Omega 3 për fertilitetin mashkullor

Rezultatet e një studimi të ri të shkencëtarëve nga Illinoisi dëshmojnë se acidi DHA nga peshqit, i cili i takon grupit omega – 3 të acideve yndyrore mund të rrisë pjellorinë (fertilitetin) e meshkujve sepse ndihmon në prodhimin e spermës më kualitative.

Testimet janë bërë në minj të cilët kanë pasur mungesë të gjenit përgjegjës për sintezën DHA dhe kanë qenë sterilë. Është interesante se minjve, të cilët janë ushqyer me ushqim të pasuruar me acidet yndyrore omega – 3, iu është kthyer pjellshmëria.

Dihet se acidet yndyrore omega – 3 kanë shumë efekte në shëndet prandaj ekspertët rekomandojnë që gjithsesi t’u përmbaheni rekomandimeve që të ushqeheni dy-tri herë në javë me ushqim që përmban këto acide. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori