Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë.
"Rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndryshimet në gjatësi".
Studiuesit thonë se dietat e pasura me acide yndyrorë Omega-3 mund t’i ndihmojnë njerëzit me sëmundjet e zemrës që të jetojnë më gjatë. Por përse këto acide janë kaq të dobishme mbetet e paqartë. Studim i morri në shqyrtim se sa i lartë duhet niveli i vajit të peshkut në gjak që të jetë në gjendje të mbrojë telomeret e kromozomeve të cilat ndihmojnë për përcaktimin e moshës dhe plakjes biologjike.
Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, mendohet se ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë. Një nga autorët e studimit është doktor Ramin Farzane-Far në universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndryshimet në gjatësi. Telomeret janë mbështjellëse në fund të kromozomeve që i mbrojnë ato nga shthurja. Me kalimin e kohës, ndërsa mosha biologjike rritet, telomeret mund të dëmtohen dhe shkurtohen për shkaqe të inflamacioneve a pezmatimeve të ndryshme, pirjes së duhanit, mbi pesha trupore ose mungesa e ushtrimeve fizike.
Në studim u përfshinë rreth 600 pacientë me sëmundje në arteret koronare. Duke matur telomeret në kohë të ndryshme, shkencëtarët ishin në gjendje të përcaktonin shpejtësinë me të cilat ato shkurtoheshin dhe të gjenin se sa shpejtë ose ngadalë zhvillohej procesi i plakjes biologjike tek këta pacientë. Në rezultatet e studimit që u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë theksohet se pacientët me sëmundje në arteret koronare duhet të përfshijnë në dietën e tyre të përditshme të paktën një gram vaj peshku Omega-3. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi