LAJMI I FUNDIT:

OEK, të ulet taksa e tantiemës së linjitit për prodhimin e rrymës

OEK, të ulet taksa e tantiemës së linjitit për prodhimin e rrymës

Oda e Ekonomike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se ngritja e çmimit të energjisë elektrike të miratuar nga ZRRE-ja në 5.18 për qind ka shqetësuar në masë të madhe qytetarët, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile. Ky shtrenjtim sipas OEK-ut ndikon negativisht në dimensione të shumta të Kosovës e në veçanti është një barrë dhe rrezik nga aspekti social. Nuk jemi të prirë vetëm për kritika të cilat ne i pranojmë si nënë e të mësuarit e jo si armiqësi, por edhe dhënia e rekomandimeve dhe këshillave si të dilet nga kjo situatë.

Oda Ekonomike e Kosovës ka rekomanduar alternativen e parë përmes heqjes së TVSH-së për energji elektrike por për fat të keq edhe pse i bazuar në ekspertizë hasi në vesh të shurdhët tek ZRRE. “Duke menduar alternativa tjera që të pezullohet vendimi në fjalë mendojmë se duhet të analizohet fare mirë rëndësia e tantiemës së limitit dhe taksa në të e cila është shumë e lartë dhe ulja e kësaj takse në nivel të vitit 2013 do të ishte një alternativë e uljes së çmimit të energjisë elektrike. Tantiema është takse që paguhet për çdo ton qe nxjerr te linjitit nga bartësi i licencës së eksploatimit te tij”, thekson OEK-u në reagimin për media.

Nga aspekti i rregullimit ekonomik të tarifave të energjisë elektrike kjo takse konsiderohet kosto direkt që bartet nga prodhuesi thëngjillit tek gjeneratori dhe përfundimisht tek furnizuesi publik dhe konsumatori fundor i energjisë elektrike.


“Si rrjedhim, për pjesën e thëngjillit që përdorët për prodhim të energjisë elektrike, kjo takse nuk është kosto e prodhuesit të linjitit, por është takse qeveritare të cilën furnizuesi publik i energjisë e inkason nga konsumatorët për Qeverinë. Vlera e taksës së tantiemës deri në janar 2013 ishte 0.26 euro /ton. Në janar 2013, me propozim të Qeverise dhe vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës taksa e tantiemës rritet mbi 1011 për qind dhe behet 3 euro/ton.

Nëse merret parasysh plani prodhimit të linjitit për vitin 2014 parashihet se vlera e kostos së kësaj takse do të jetë 24.03 milionë euro sivjet. Kjo paraqet ngarkese direkt që ndikon në rritjen e tarifave të energjisë elektrike prej rreth 10 për qind brenda një viti tarifor.

“Për tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti janë paguar 8.43 milionë euro në emër të taksës së tantiemës, ndërsa kanë mbetur pa u paguar edhe rreth 3 milionë euro që kanë arritur për tremujorin e dytë të vitit 2014”, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Po ashtu duke e elaboruar këtë analizë ai dha edhe propozimin e mundshëm. “Efektet e kësaj do të rezultonin me 15.6 milionë euro zvogëlim të ngarkesës së prodhuesit të energjisë për vitin 2014. Kjo vlere mund të përdorej për mbulim të importit shtesë si që është paraqitur si pasoje e avarisë në Kosovën A ( 12.4 milionë euro sipas ZRRE) dhe financim të pjesshëm të riparimeve në Kosovën A nga avaria”.

Kjo mund të realizohej ashtu që KEK- ut si prodhues i cili të do të lirohej nga taksa tantiemës e parashikuar deri në fund të vitit do të mund ti kërkohej të importoi energji shtese deri në vlerën e vlerësuar sipas ZRRE ( 12.4 milionë euro).

Si rezultat i kësaj, KEK do të mund të realizoi të hyrat e parapara nga shitja munguar e energjisë si pasoje e avarisë dhe KEDS nuk do të ketë kosto shtese për import. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori