Kosova nuk ka ndonjë ofertë të madhe nga ekonomia e Shqipërisë, përveç asaj të qarkullimit të metaleve. E këto dy shtete, së pari duhet t`i shfrytëzojnë ofertat e njëra tjetrës, e pastaj mund të llogarisin në një tjetër mundësi të importit të mallrave, siç është ai i Serbisë.
Ndërsa problemet për importimin e produkteve kosovare në Shqipëri ende po vazhdojnë, duke filluar nga Dogana e shtetit të Shqipërisë, dhe një gjë e tillë, bënë që asnjë biznes kosovarë nuk mund të mbijetojë në Shqipëri.
Kështu vlerësuan njohësit e çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesit e biznesit, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku sipas kësaj marrëveshje, që nga sot, OEK hap përfaqësinë e saj në Tiranë dhe ajo e Tiranës në Prishtinë.
Por një marrëveshje e tillë, vlerësohet të jetë e vonuar.
Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike tha për KosovaPress, se bashkëpunimi, komunikimi dhe kontaktet mes të dyja Odave, duhet të jetë i përhershëm. Ai tha se barrierat me të cilat po ballafaqohen prodhuesit tanë, lidhen me konkurrencën dhe interesat e bizneseve, të cilat funksionojnë si monopole.
Por sipas tij, këto dy shtet duhet t`i shohin së pari ofertat e njëra tjetrës, e pastaj të mendojnë për një tregti tjetër me Serbinë ose shtetet tjera të rajonit. “Varret, në fakt nuk kemi ndonjë ofertë të madhe, nuk ka ndonjë çka të ofrojë më shumë Shqipëria, nëse ke parasysh strukturën e qarkullimit të mallrave Kosovë-Shqipëri, aty janë metalet, dominonë materiali ndërtimorë. Për fat të keq në vëllim shumë më të vogël janë produktet bujqësore. Padyshim se edhe bizneset, tregtarët importuesit kosovarë, apo qoftë edhe të Shqipërisë, do ta kenë parasysh së pari produktin dhe ofertën e vendeve të tona, që ofrojnë, e tek më vonë të hulumtohen që mangësitë e tregut të plotësohen qoftë nga Serbia, Maqedonia apo dika tjetër”, tha Rexhepi.
Edhe përfaqësuesit e bizneseve vlerësojnë se bashkëpunime të tilla duhet të kishin ndodhur para 15 viteve dhe jo në mënyrë politike.
Brahim Sadrija, kryetar i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore në Kosovë, pati pyetje dhe kritika të shumta për kryetarin e Dhomës së Tiranës dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili ishte i pranishëm në këtë takim.
“Edhe sa dekada duhet që ne shqiptarët pa Uashingtonin pa Brukselin, pa të tjerët që të na bashkojë ne shqiptarët. Atë që ju e thatë sot dhe që zoti kryetar i joni, janë fjalë të mira miradije, por neve këto barriera që janë dhe e kanë përcjellë ekonominë vëllazërore kanë qene shumë të pakuptimtat. Kemi pritë me entuziazëm shumë të lartë të hapet kufiri, e jo të mbyllet kufiri, që nga kufiri që është një barrierë shumë e madhe, që edhe sot na përcjellë një gjë e tillë, siç janë produktet e prodhimeve të tjera që janë, unë flas për dikasterin e ndërtimit, patën probleme vitin e kaluar, patën probleme me qumështin, patën problem me pataten”, tha ai.
Por, ai nuk morri asnjë përgjigje konkrete, vetëm se ambasadori i Shqipërisë tha se prej një viti është krijuar një klimë e re dhe se nuk mund të flitet në mënyrë absolute që nuk ka biznese të Kosovës në Shqipëri.
E kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se me kontributin e dy Odave, do arrihet që populli shqiptarë të jetë i integruar më së miri, qoftë në ekonomi, por gjithashtu, sipas tij, edhe në hartimin e politikave dhe strategjive të qarta për zhvillimin dhe integrimin në bashkimin evropian.
“Kemi diskutuar shpesh për një ekonomi të integruar, por tashmë është dhe duhet të jetë kryefjalë për secilin prej nesh, një ekonomi jo komplementare, por një ekonomie e përbashkët, ku secili prej nesh të orientohemi qartësisht me produktet me shërbimet dhe me inovacionin tonë për treg më të madh rajonal dhe evropian”, ka thënë Jaka.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-së, tha se edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë është paraqitur për të njëjtin model dhe së shpejti do ta organizohet edhe takimi me përfaqësuesit e dy Odave. Ai tha se falë bashkëpunimit, dialogut dhe komunikimit që Oda e Kosovës dhe ajo e Tiranës, për zgjidhjen e barrierave që po krijohen për bizneset, ka rezultuar që sot të ketë një rritje të eksporteve dhe importeve.
“Por e tëra kjo nuk na jep komoditet që të krijojmë vetëkënaqësi, por e tëra kjo na obligon që të avancojmë edhe më tepër, mundësitë e avancimit për bashkëpunim ekonomik. Nga kjo pikënisje , ose nga këto informacione, në takimin e fundit kemi vendosur që të ndërmarrin këtë hap, që tani e tutje problemet e bizneseve kosovare, të kenë një adresë të drejtpërdrejtë në Tiranë, për tu adresuar dhe anasjelltas, me të vetmin qëllim që të jemi suportues të institucioneve më të larta shtetërore”, tha Gërxhaliu.
Kështu, për herë të parë që nga sot, Oda Ekonomike e Kosovës, bëhet me përfaqësues në Tiranë e edhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës, bëhet me përfaqësues në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë