Për të avancuar dialogun dhe partneritetin mes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe komunitetit të bizneseve dhe për të dhënë një kontribut ekonomik e po ashtu edhe për t`i dhënë prioritet edhe prodhimit vendor, Oda Ekonomike e Kosovës, ka nënshkruar për herë të parë një memorandum bashkëpunimi së bashku me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u vlerësua se KRRP-ja duhet të ndryshojë konceptin e tyre dhe se ata, duhet t`i konsiderojnë bizneset vendore si partner, e jo rival.
Gjithashtu, KRPP-ja është në punim e sipër të strategjisë vendore 5 vjeçare, për prokurim publik, strategji kjo për vitin 2015 deri në vitin 2020.
Ndërsa, të kundërtën e thotë, Brahim Selimaj, kryetarë i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe Prodhues të Materiale Ndërtimore të Kosovës. “Ky dikaster është dikasteri më i diskriminuari i gjithë dikastereve tjera, që nga dhënia e lejeve që nga prokurimi që nga taksat doganore, e prej më të ndryshme. Nëse flasim për cilësinë e prokurimit që është kthyer në Kosovë, ne nuk jemi të kënaqur, sepse pjesa më e madhove e ndërtimtarëve në Kosovë janë të zhgënjyer, sepse tenderët merren nga njerëzit të cilët nuk kanë investuar, nuk kanë kapacitete të punëve për t`i kryer, dhe tenderët në pjesën më të madhe të Kosovës“, tha ai.
Por, Safet Hoxha, kryetar i KRPP-së, tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe duke marrë parasysh, se KRPP-ja ka nevojë për ndryshim të konceptit, për ekonomin e vendit, është një gjë e re.
“Është moment i ri në jetën e ekonomike, për shkak se tregu publik në Kosovë, ka pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë në aktivitetin e bizneseve kosovare dhe kemi konsiderua se ajo çfarë na vyen neve si prokurim publik është ndryshimi i konceptit tonë. Ne nuk duhet të ngurojmë që bizneset ti trajtojmë partnerë të sistemit,jo rival, por ti shohim partnerë edhe atë partner shumë strategjik në zhvillimin e këtij vendi. Këtë vend nuk mund ta zhvillojë kërkush përpos bizneseve vendore. Vendorët janë ata që në kuptimin ekonomik dhe kuptimin simbolik, janë duke u martirizuar në zhvillim e këtij vendi sepse politikat e përgjithshme në Kosovë, që e shoqërojnë aktivitetin biznesor, vërtetë ka shumë politika si në kuptimin e kredive, kamatave, fiskale, prokurimit janë politika të cilat ne duhet t`i rishikojmë dhe t`i shtyejmë në funksion të zhvillimit të biznesit vendorë”, tha Hoxha.
Hoxha ftoi bizneset që të luftojnë maksimalisht që bizneset ti realizojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore dhe institucionale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu , ka treguar edhe qëllimet e këtij memorandumi. Sipas tij, qëllimi substancial është kjo marrëveshje mos të jetë e shkruar vetëm në letër, por të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, të jetë në funksion të përmirësimit të imazhit dhe të jetë në funksion të barazisë për të gjitha ndërmarrjet në Kosovë, e jo të jetë në funksion të grupeve të caktuara.
Sipas Gërxhaliut e Hoxhës, brenda 10 ditëve do të fillojnë me trajnim për bizneset, trajnim ky në fushën e prokurimit publik, e po ashtu do të mbajnë edhe seminare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës