Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), kërkon nga Qeveria e Kosovës që të dal me sqarim zyrtar ligjor nëse Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive është detyrimisht e zbatueshme nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë ose jo dhe çfarë vendimi do të duheshin marrë ndërmarrjet e caktuara në Kosovë të cilat nuk kanë dhënë akordimin e tyre përkitazi me marrëveshjen kolektive, meqë Ligji i Punës sipas Odës, e lë në diskrecion të kompanive të vendosin nëse do të marrin përsipër zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes Kolektive.
Me fillimin e vitit 2015, kur edhe pritet të hyjë në fuqi Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, përfaqësues nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë besojnë se kjo marrëveshje kolektive do të shtonte më tej presionin mbi sektorin privat, duke e ngadalësuar kështu rritjen e tij. “Marrëveshjet kolektive duhet të evitohen, pasi ato dekurajojnë kompanitë private që të rrisin numrin e punëtorëve si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive në sytë e investitorëve të huaj potencial krahasuar me shtetet e rajonit,” thuhet në një komunikatë për medie të Odës.
ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me paqartësitë që burojnë nga kjo kontratë që bart në vete obligime dhe detyrime shtesë nga ana e punëdhënësve. Një dokument i tillë sipas tyre, kërkon një vëmendje të veçantë nga të gjitha palët e interesit dhe detyrimisht kërkon një bazë të qartë ligjore.
“Lidhur me këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, pas konsultimit të kompanive të saj anëtare, përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në nëntor 2014, ka ngritur shqetësimin e saj mbi mospërputhshmërinë e disa neneve të marrëveshjes kolektive me Ligjit Themelor të Punës. Aq më tepër, detyrimi ligjor për zbatim të Marrëveshjes Kolektive nga ana e të gjitha ndërmarrjeve është në kundërshtim direkt me Nenin 90.5 të Ligjit të Punës, që ka të bëjë me palët që detyrohen të zbatojnë këtë kontratë, ku ceket se ‘Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive’,” thuhet në komunikatë.
Ata shprehin shqetësimet që kanë të bëjnë me procedurën e aprovimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive nga anëtarët e Këshillit Ekonomik Social, pa një procedurë paraprake të dialogut me kompani. Anëtarët e Këshillit Ekonomik Social nuk kanë të drejtë ligjore sipas tyre, që të fusin në obligime kontraktuale palët e treta, të paktën jo para se të merret autorizimi i tyre. Në rastin e marrëveshjes kolektive, ky dialog ka munguar dhe bizneseve iu është pamundësuar të shprehin pakënaqësitë e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar