OEA: Coronavirusi ka ndikuar në rënien drastike të importit për 40%, dhe në rënien e dukshme të konsumit tek qytetarët
![OEA: Coronavirusi ka ndikuar në rënien drastike të importit për 40%, dhe në rënien e dukshme të konsumit tek qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/04/Oda-Ekonomike-Amerikane-780x439.png)
Oda Ekonomike Amerikane gjatë të premtes ka mbajtur një forum virtual, ku erdhën në përfundim se COVID-19 ka ndikuar domosdoshmërisht në rënien drastike të importit për 40%, dhe në rënien e dukshme të konsumit tek qytetarët, e cila ndikon jo vetëm bizneset por edhe të hyrat shtetërore.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Odës Ekonomike Amerikane,ku pjesëmarrës në këtë forum ishte Bashkim Arifaj, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe Kufirit në Doganën e Kosovës, i cili theksoi se sa i përket trendit të importit, statistikat brenda Doganës tregojnë se në periudhën krahasuese të javëve të para të prillit 2020, me ato të 2019 rezulton një trend rënës i importeve në përgjithësi.
“Ndërkaq, nëse merren parasysh produktet esenciale, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së korridorit të gjelbër për tregti të lirë krijuar së fundmi në rajon me koordinim nga CEFTA, trendi është rritës”, sipas Arifit.
Arifi u shpreh se importi i produkteve esenciale, me theks të veçantë tek gruri dhe mielli ka qenë enorm gjatë kësaj kohe. Sipas tij, partnerë kryesor të Kosovës në kontekstin e importeve janë Turqia dhe Gjermania, ndërsa Serbia qëndron në vendin e 12-të.
Për më tepër, Arifaj përmendi se Dogana e Kosovës ka përdorur metodat më optimale në mënyrë që furnizimi sidomos me mallra esenciale të jetë i qëndrueshëm.
Hakif Gashi, Pronar në Meridian Corporation potencoi se si pasojë e indikatorëve të ndryshëm që janë shfaqur pas paraqitjes së pandemisë, statistikat dëshmojnë një rënie të dukshme të konsumit. Ai theksoi se paniku dhe pasiguritë dita ditës po vazhdojnë të tkurrin konsumin e përditshëm të qytetarëve, ndërsa mbyllja e aktiviteteve të shumëta ekonomike dhe rrjedhimisht rritja e papunësisë, po i orientojnë blerjet kryesisht në produkte esenciale.
Sipas Gashit, nëse flitet në përqindje, konsumi ka rënë afërsisht 50% për produktet ushqimore, ndërsa 70% për produktet e luksit.
Gashi tha se injektimet e parasë në ekonomi janë kyçe në këtë kohë, dhe ato nuk duhet të fokusohen vetëm në mbijetesë, por në motivim për konsum normal.
Dardan Shala, Kryeshef Ekzekutiv në M&Sillosi përmendi panikën e qytetarëve për furnizim me produkte esenciale, e me theks të shtuar me miell në ditët e para të kësaj krize, gjersa theksoi se ajo kohë ishte mjaft sfiduese për industrinë e prodhimit të miellit.
Sipas tij, problemet e ndryshme që u shfaqën kishin të bënin inicialisht me varësinë nga importi, e rrjedhimisht me njoftimin për heqjen e taksës nga Serbia, i cili e kushtëzoi këtë industri të mbante stoqe sa më të vogla.
“Gjatë kohës kur kërkesa ishte enorme, të hyrat ishin të mëdha për këtë industri, mirëpo njejtë ishin edhe kostot e sigurimit të atyre sasive përderisa u ngrit çmimi për lëndën e parë, ambalazhimin dhe transportimin”, tha Shala.
Sipas Shalës, si rrjedhojë e krijimit të rezervave shumë të mëdha nga qytetarët, kjo industri tash do të ballafaqohet me sfida të reja për gjenerim të të hyrave. Tutje, Shala u bëri thirrje institucioneve për të marrë vendime në harmonizim të plotë me komunitetin e biznesit, ashtu që bizneset të mund të kontribuojnë në buxhetin dhe stabilitetin ekonomik të vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi