Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat po përballet sektori privat gjatë këtij viti është e nevojshme që institucionet e vendit të përshpejtojnë dinamikën e tyre në implementimin e pikave të rezolutës së fundit të Kuvendit. Ky ishte rekomandim i përbashkët i dalë gjatë takimit të drejtuesve të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.
Sipas drejtuesve të dy asociacioneve të biznesit, një kërkesë e tillë duhet të merret në konsideratë me seriozitetin më të lartë duke pasur parasysh rritjen jo të kënaqshme ekonomike, rënien e fluksit të investimeve të huaja direkte, normat e larta të papunësisë dhe indikatorët e tjerë ekonomik e social të cilët kanë bërë që një pjesë e qytetarëve të humbin shpresën për të ardhmen. Largimi i fuqisë punëtore do të kishte pasoja të rënda edhe për vetë ndërmarrjet kosovare.
Gërxhaliu dhe Zeka pohuan se në rrethana të tilla, institucionet e vendit do të duheshin të ishin më aktive në kontekst të nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore të cilat do të hapnin perspektivën zhvillimore të sektorit privat, si bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Ata po ashtu thanë se është utopike të mendohet se ruajtja e stabilitetit politik, ekonomik e social do të mund të bëhet përmes marketingut ose fushatave vetëdijësuese, duke u shprehur se vetëm veprimet konkrete për fuqizimin e sektorit privat do të mundësonin forcimin e këtij stabiliteti.
Prandaj, ata kërkuan nga institucionet përkatëse që urgjentisht të zbatojnë pikat e rezolutës me theks të veçantë ndryshimin e politikave fiskale në përputhshmëri me kërkesat e bizneseve, zgjerimin e mëtejmë të listës së lëndëve të para dhe makinerive të cilat do të liroheshin nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, duke rritur kështu pozitën konkurruese të prodhimeve vendore karshi atyre të importuara.
Dy odat ekonomike në fund kërkuan edhe ndryshim plotësimin më të shpejtë të ligjeve tatimore të cilat do të mundësonin hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të prillit të vitit 2014 për lehtësirat tatimore për investimet e reja si parakusht për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të huaja, duke theksuar se ky vendim i Qeverisë së kaluar është në përputhje me kërkesën e rezolutës për krijimin e menjëhershëm të lehtësirave doganore dhe administrative për të gjithë ata të cilët hapin më shumë se dhjetë vende të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar