Gjendja e vështirë nëpër të cilën po kalojnë bizneset kosovare duhet të jetë alarm për Qeverinë që të rrisë dinamikën e krijimit të një ambienti më të favorshëm afarist në vend. Ky ishte konkludimi i një takimi të mbajtur sot mes drejtuesve të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Drejtuesit e dy organizatave më të mëdha të biznesit në vend shprehën shqetësimin e tyre për pozitën e vështirë dhe aspak konkurruese në të cilën ndodhen prodhuesit vendor. Një gjë e tillë, përpos që pamundëson rritjen e punësimit, ka shkaktuar një deficit tregtar tejet të lartë, duke e shndërruar vendin në eksportues të parasë së gatshme. Duke pasur parasysh këtë, ata i bënë thirrje Ministrisë së Financave që në periudhë sa më të shpejtë të iniciojë ndryshimet e duhura ligjore për të jetësuar vendimet për krijimin e lehtësirave fiskale përfshirë këtu edhe pushimet tatimore për investitorët e huaj apo vendor që krijojnë vende të reja të punës.
Gjithashtu, drejtuesit e këtyre dy institucioneve theksuan që një gjë tjetër që hyn në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Financave që ka një rëndësi tejet të veçantë për prodhuesit është zgjerimi i mëtejmë i listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore. Në këtë drejtim dhe duke u bazuar në premtimet e dhëna deri tani, kërkohet nga Ministria e Financave që krahas përgjegjësive që i jepen nga Ligji për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore, të zgjerojnë këtë listë të produkteve me produkte tjera që përdoren si lëndë e parë në prodhim, në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria e prodhuesve vendor.
Në përmbyllje të takimit, drejtuesit e këtyre dy institucioneve i ritheksuan bindjet e tyre për nevojën e një pune të përshpejtuar drejt fuqizimit të sektorit privat, si shtylla kryesore e shoqërisë që duhet të bartë barrën e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar