LAJMI I FUNDIT:

OBSH krijoi panik për virusin H1N1

OBSH krijoi panik për virusin H1N1

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se nuk ka reaguar në mënyrë të duhur me rastin e përhapjes së virusit të gripit të ri H1N1.

Ekspertë të sëmundjeve infektive pranë OBSH-së thonë se ka pasur konfuzitet në lidhje me këtë virus, i cili nuk është aq vdekjeprurës sa është paraqitur.

Shumë kritikë thonë se OBSH krijoi panik me rastin e përhapjes së virusit H1N1, efektet e të cilit ishin më të lehta sesa u supozua, dhe njëherit nxitën qeveritë e shumë vendeve që të sigurojnë vaksina të cilat nuk u shfrytëzuan.

Për përhapjen e panikut, kritikët e lidhin OBSH-në me industrinë farmaceutike, pasi që shumë kompani dolën fituese nga shitja e vaksinave.


Sipas të dhënave të OBSH-së, virusi H1N1, i cili thuajse një vit më parë u paraqit në Meksikë dhe SHBA, deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 17.770 njerëzve në 213 vende. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori