LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe e fundosën Maqedoninë, u hodhën në pushtimin e tregut të energjisë në dëm të qytetarëve

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe e fundosën Maqedoninë, u hodhën në pushtimin e tregut të energjisë në dëm të qytetarëve

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se sa ishin në pushtet rrënuar institucionet dhe kanë punuar vetëm për të mbushur xhepat e tyre.

“Për të ecur përpara, ne duhet të dimë fakte për të kaluarën. Për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na la qeveria e mëparshme e LSD dhe BDI. Për të parë se ku jemi, duhet të dimë se ku kemi filluar dhe çfarë kemi trashëguar? Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë ka ndodhur? Realiteti që na ka lënë qeveria e LSD-së është korrupsioni dhe krimi, institucionet e rrënuara, Maqedonia në fund të rajonit në të gjitha parametrat dhe çfarë jo, lista është e gjatë. Çfarë kanë bërë Venko Filipçe dhe Zoran Zaev kur ishin në pushtet?”, pyesin ata nga OBRM-PDUKM.

Nga aty thonë se “përderisa Filipçe dhe Zaev ishin në pozita në pushtetin qendror, u interesonte vetëm se si të mbushnin xhepat e tyre”.


“Vëllezërit e tyre i përdornin në mënyrë të barabartë funksionet. Nikolla Filipçe dhe Vice Zaev punuan së bashku se si të miratojnë tregun e energjisë. Një termocentral diellor në një lokacion atraktiv prej 23,000 metrash katrorë, vetëm pesëqind metra vijë ajrore nga kufiri me Greqinë, u ndërtua në kohë rekord dhe të gjitha fazat nga konvertimi i tokës deri te miratimi i ndërtimit u kryen në kohën kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe ishin në pushtetin qendror në Maqedoni.

Përveç kësaj, milionat e Venko Filipçes po rrotullohen në Petriç, Bullgari. Vend ku paraprakisht ishin regjistruar kompanitë e familjes Zaev”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori