LAJMI I FUNDIT:

Obeziteti shkakton dëmtime në tru

Obeziteti shkakton dëmtime në tru

Një studim i ri, i realizuar nga shkencëtarët amerikanë, tregoi se personave me bel të trashë mund t’u zvogëlohet truri.

Antonio Convit nga fakulteti i mjekësisë së Universitetit të New York-ut, bën të ditur se obeziteti, i cili lidhet me diabetin e tipit 2, mund të shkaktojë dëmtime edhe në tru.
Për të mësuar përmasat e këtij dëmi, Convit përdori teknikën e pasqyrimit me rezonancë magnetike për të krahasuar pamjet e trurit të 44 obezëve dhe të 19 personave të dobët.
Në fund u pa se në pjesën amigdala të trurit të obezëve – pjesë e lidhur me zakonet e të ushqyerit – ekziston më shumë ujë.

Krahas kësaj u vërtetua se korteksi orbitofrontal i trurit është më i vogël. Edhe kjo pjesë luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e instiktit të ushqyerjes.
Duke folur për New Scientist Convit theksoi se ky fakt tregon një numër më të pakët neuronesh ose zvogëlim të tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori