A keni dëgjuar për pajisjen micro:bit? Po, nxënësit e shkollave fillore, të mesme të ulëta në Kosovë tashmë kanë dëgjuar për këtë pajisje. Ata edhe kanë mësuar të programojnë me të. Dhe jo vetëm kaq! Falë shkathtësive të reja: programimit, zgjidhjes së problemeve dhe mendimit kritik, ata po zgjidhin probleme specifike në mjedisin e tyre. Për më tepër, si vajzat ashtu edhe djemtë e shohin programimin si të lehtë dhe argëtues.
Gjatë dy viteve të zbatimit të programit rajonal „Shkollat e Shekullit 21, i cili zbatohet nga British Council (Këshilli Britanik) me synimin për të kontribuar në zhvillimin e shkathtësive të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe programim të mbi një milion nxënësve të moshës 10 deri në 16 vjeç në të gjithë Ballkanin Perëndimor, 11,270 pajisje micro:bit u dhuruan në Kosovë dhe, për aplikimin e shkathtësive dhe teknikave të reja në mësimdhënie, janë trajnuar më shumë se 1,400 mësimdhënës dhe 409 drejtorë shkollash. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e programit aktualisht më të madh arsimor në rajon, të cilat po i shpallim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.
Projekti “Shkollat e Shekullit 21” edhe në vitin e tretë të punës së tij, vazhdon të mbështesë sistemet arsimore në rajon dhe u mundëson nxënësve të zotërojnë shkathtësi që do t’u sigurojnë atyre shanse më të mira për përparim personal dhe punësim në të ardhmen.
“Sot, ne të gjithë po përballemi me një sfidë të madhe, të përgatisim fëmijët për punë që ende nuk ekzistojnë. Prandaj, është thelbësore të sigurohet edukimi i tyre digjital, por edhe përgatitja e tyre në shkathtësitë e të menduarit kritik dhe krijues, shkathtësi këto të domosdoshme për konkurrencën në tregun e punës. Për ta arritur këtë, ne kemi dhuruar pajisjet digjitale Micro:bit, nëpërmjet të cilave mësojnë programimin edhe nxënësit nga vendet më të zhvilluara. Ne gjithashtu kemi zhvilluar dhe ofruar trajnime për mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave, të cilat shumë prej tyre tashmë i kanë përfunduar me sukses,”- tha Peter Brown, Drejtor i British Council (Këshillit Britanik) për Ballkanin Perëndimor, i cilishtoi: “Gjithashtu, ne i jemi mirënjohës Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila njohu rëndësinë e projektit për përmirësimin e sistemit arsimor dhe siguroi mbështetjen e plotë në zbatimin e tij. Revolucioni i katërt industrial është duke ndodhur dhe të gjithë së bashku duhet të përgatisim fëmijët për një të ardhme të ndritur”.
Programi tre-vjeçar rajonal “Shkollat e Shekullit 21” zbatohet nga British Council (Këshilli Britanik), dhe financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, dhe ka një vlerë prej 10 milion funte. Ky program do t’ju ofrojë mbi një milion nxënësve të shkollave fillore, të mesme të ulëta shkathtësitë e nevojshme për profesionet e ardhshme.
„Investimi në arsim dhe shkencë është me rëndësi strategjike për Kosovën, sepse është një parakusht për digjitalizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë. Ne i jemi mirënjohës Qeverisë Britanike dhe British Council (Këshillit Britanik) për mundësinë që i ofruan nxënësve tanë për tu bërë pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21”, ndërsa për mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave janë zhvilluar dhe ofruar trajnime. Ky program ka dhënë një kontribut unik në praktikat mësimore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është në përputhje me reformat tona në arsim,“ – tha Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Për të përmirësuar praktikën mësimore, programi parashikon gjithashtu një trajnim tre-ditor për një numër të caktuar të mësimdhënësve nga secila shkollë, si dhe një trajnim dy-ditor për drejtorët e shkollave. Këto trajnime janë akredituar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kontribuojnë në zhvillimin profesional të personelit shkollor.
Teknikat dhe shkathtësitë në fushën e të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, si dhe pajisjet e dhuruara mund të zbatohen në çdo lëndë, jo vetëm në lëndën Teknologji me TIK. Për më tepër, programi inkurajon krijimin e Klubeve të Kodimit si veprimtari jashtëshkollore në secilën nga shkollat pjesëmarrëse. Raporti midis vajzave dhe djemve që marrin pjesë në Klubet e Kodimit tashmë është 47:53.
Programi “Shkollat e Shekullit 21” gjithashtu organizon sfida të kodimit për nxënësit e shkollave pjesëmarrëse në program, në nivel kombëtar dhe rajonal, ku nxënësit kanë mundësi të demonstrojnë shkathtësitë e fituara për zgjidhjen e problemeve nga mjedisi i tyre dhe të fitojnë çmime të vlefshme. Deri më tani, është mbajtur një konkurs rajonal, dhe janë mbajtur dy Sfida Kombëtare të Kodimit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama