LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë bojkotojnë mësimin, kundërshtojnë largimin e dy profesoreshave

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë bojkotojnë mësimin, kundërshtojnë largimin e dy profesoreshave

Nxënësit e gjimnazit ‘Bedri Pejani’, në Pejë kanë bojkotuar orët e mësimit. Dhe shkak për një bojkotim të tillë, sipas tyre ka qenë largimi nga puna i dy profesoreshave, Krenare Mulaj dhe Rrezarta Rama.

Me këtë rast, ata duke qëndruar para objektit të shkollës, merret vesh se i kanë bërë thirrje drejtorit të gjimnazit në fjalë, Musa Nikqi, që mos të largojë nga puna dy profesoreshat.

Por drejtori i këtij gjimnazi, Musa Nikqi, tha se dy vajzat të cilat kanë dhënë praktikë një muaj në këtë gjimnaz nuk e kanë profilin e duhur për ta fituar këtë konkurs.


Sipas tij, konkursi është rihapur sërish dhe kanë fituar dy persona të profilit Shkenca – Kompjuterike, për të dhënë lëndën e matematikës.

“Është anuluar një konkurs në bazë ligjit të inspektoratit të punës dhe drejtorit të inspektoratit të punës për të cilën në pjesën e parë të konkursit kur ka dalë drejtimi matematikor nuk janë cek edhe pjesët alternative se kush mundet me dhënë matematikë. Pjesa e parë kur ka dalë, matematikë profili arsimor, ose drejtimi master që i takon për shkollën e lartë nuk ka qenë asnjë. I kanë marrë këto dy vajzat që kanë qenë shkenca Inxhinierike – Elektrike që nuk kanë pas të drejtë me dhënë mësim. Konkursin e kanë anuluar dy të tjerë që kanë pasur Shkenca Kompjuterike, pavarësisht që në aspektin e parë ligjorë në konkurs nuk e kanë pas të cekur. Konkursi ka qenë i rregullt për të cilën iu kanë nënshtruar edhe këto dy vajza. Prandaj e kanë fituar ata që kanë qenë matematikë-shkenca kompjuterike, kurse kanë humbur në konkursin e dytë këto dy vajza që janë inxhinieri elektrike, profili jo arsimor”, tha Nikqi.

Gjithashtu ai tha se këto dy vajza kanë dhënë një muaj mësim, dhe se nuk e dinë se si nxënësit i paskan njohur kaq mirë.

“E nxënësit s’kanë pasur si t’i njohin këto vajza në pak ditë. Unë ju tregova nxënësve që vendimin e anulimit të konkursit e ka bërë drejtori i inspektorëve, me ligj. Në bazë të këtij konkursi kanë qenë të obliguar Drejtoria e Asimit për të anuluar konkursin dhe për të rishpall konkursin e ri”, ka thënë për Telegrafin drejtori i gjimnazit ‘Bedri Pejani’, Musa Nikqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori