LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi i mençur

Një nxënës i klasës së gjashtë i thotë arsimtares:
– Mendoj se jam tepër i mençur për të qëndruar në këtë klasë. Do të kisha dashur të shkoj direkt në gjimnaz!
Arsimtarja e njofton drejtorin për kërkesën e tij dhe ata vendosin ta testojnë. Nxënësi pranon menjëherë.
Drejtori: Sa bëjnë 3×4?
Nxënësi: 12.
Drejtori: E 6×6?
Nxënësi: 36.
Drejtori: Cili është kryeqyteti i Austrisë?
Nxënësi: Vjena.

Vazhdojnë pyetjet e drejtorit, ndërsa nxënësi secilës i përgjigjet pa asnjë gabim të vetëm. Drejtori përfundon pyetësorin. Arsimtarja kërkon të bëjë disa pyetje dhe nxënësi pranon.

Arsimtarja: Lopa ka katër, ndërsa unë kam dy. Çfarë janë?
Nxënësi: Këmbë.
Arsimtarja: Saktë. Çfarë ke ti në pantallona që unë nuk kam?
Nxënësi: Xhepa.
Arsimtarja: Ku i kanë femrat qimet më të përdredhura?
Nxënësi: Femrat në Afrikë, arsimtare.
Arsimtarja: Çfarë është njëherë i butë, ndërsa në duart e femrave forcohet?
Nxënësi: Llaku për thonj.
Arsimtarja: Çfarë kanë meshkujt dhe femrat në mes të këmbëve?
Nxënësi: Gjunjë, arsimtare.
Arsimtarja: Çfarë ka femra e martuar më të gjerë sesa femra e pamartuar?
Nxënësi: Krevatin.
Arsimtarja: Cila pjesë e trupit tim është më e lagësht?
Nxënësi: Gjuha juaj, arsimtare.
Arsimtarja: Cila fjalë fillon me ‘p’, ndërsa nënkupton diçka që mund të jetë e njomë ose e thatë dhe meshkujve u pëlqen shumë që ta shohin.
Nxënësi: Paraja, arsimtare.


Drejtori i mbetur pa frymë dhe krejt djersë, vendos ta ndërpresë testin dhe bërtet:
– Drejt në fakultet do të dërgoj! Edhe unë do t’u përgjigjesha gabim të gjitha atyre pyetjeve…