LAJMI I FUNDIT:

“Nuk vdiq nga thika, por nga alkooli”, zbardhet dëshmia e arsimtares që vrau motrën

“Nuk vdiq nga thika, por nga alkooli”, zbardhet dëshmia e arsimtares që vrau motrën

Gjykata e Tiranës lë në paraburgim Marsela Pushanin, arsimtaren e akuzuar për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani. 40-vjeçarja do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, akuzë që nuk u pranua prej saj në gjyq.

“Një natë me parë, unë dhe nëna kishim folur me Amandën.

Na kishte premtuar që nuk do të pinte më, por pasi doli për disa orë nga shtëpia u kthye sërish e dehur. Teksa u përleshëm e plagosa, por më pas e kam mjekuar.


Ajo u shtri në dhomën e saj.

Nuk besoj se ka vdekur për shkak të plagës, por për shkak të alkoolit. Unë për motrën do të jepja jetën”.

Përmes avokatit, Pushani kërkoi një masë më të butë sigurie, me pretendimin se i duhet të kujdesej për nënën e sëmurë dhe rikualifikim të veprës penale nga “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Ngjarja në familjen Pushani ndodhi të shtunën.

Fillimisht, vdekja e 37-vjeçares Amanda Pushani u raportua si vdekje natyrale, por autopsia provoi se vdekja kishte ardhur nga plagët e një mjeti prerës.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, veç plagës së thikës në trupin e viktimës dëmtime të tjera të mëhershme, përfshi edhe në zona intime./A2CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori