LAJMI I FUNDIT:

Nuk rriten pagat

Nuk rriten pagat

Pothuajse çdo muaj shënohet ngritje çmimesh, por jo edhe e pagave. Sidomos në sektorin privat ku janë të punësuar pjesa më e madhe e kosovarëve. Megjithatë as pagat me rritje të sektorit publik nuk është se mbulojnë kënaqshëm shpenzimet e të punësuarve në këtë sektor.

Shanset që kjo situatë të ndryshojë për të mirë duken të pakta. Paga minimale e kategorizuar, 135 deri në 170 euro, pritet të mbetet po e njëjta edhe gjatë dy viteve të ardhshme.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Këshilli Ekonomiko- Social (KES), që paga minimale të rritet në 190 euro. Qeveria kishte vendosur që kjo pagë të jetë po e njëjta edhe për dy vitet e ardhshme.
Nga ky vendim më së shumti do të pësojnë punëtorët e sektorit privat, të cilët nuk janë përfitues të rritjes se pagave sikurse ata të sektorit publik.


Punëdhënësit e sektorit privat pagën minimale po e aplikojnë për shumë punëtorë. Ky fakt është vlerësuar edhe si një nga dështimet në mbledhjen e KES-it, ku i është dorëzuar mandati Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për kryesimin e KES-it, pasi që anëtarëve të këtij këshilli i ka kaluar mandati. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori