Kosova gjatë këtij viti rrezikon të hyjë në vitin 2015 pa buxhet të miratuar, nëse vazhdon vonesa për krijimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e fundit të 8 qershorit, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe ish-anëtarë të Komisionit për buxhet dhe financa në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tyre, ngërçi politik dhe mosfunksionalizimi i Kuvendit, ka sjell vonesa të mëdha në aktivitetet për përgatitjen e buxhetit dhe miratimin e tij.
Por, zyrtarë të Qeverisë thonë se janë duke i përfunduar të gjitha përgatitjet që në afatet e përcaktuara me ligj, nëse formohen institucionet, të dorëzojnë projekt-propozimin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Gëzim Baxhaku, këshilltar për media i ministrit në largim të Financave, Besim Beqaj, thotë se buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë rreth 1milirad e 700 milionë euro. “Nga ana e vet, Ministria e Financave, në bazë të obligimeve ligjore që ka, deri në fund të muajit të ardhshëm, do të jetë gati të dorëzojë projekt-buxhetin në Kuvendin e Kosovës”, thotë Baxhaku.
Situata aktuale politike mund të paraqitesë rrezik eventual që Kosova të futet në vitin 2015 pa buxhet të miratuar, pohon edhe Hykmete Bajrami, ish- anëtare e Komisionit për buxhet dhe financave në Kuvend, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, ajo thotë se në mungesë eventuale të buxhetit të miratuar, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në tre muajit e parë, shpenzimet buxhetore mund të realizohen me 1/12 e buxhetit paraprak.
“Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme, ne shpresojmë se deri atëherë situata do të zhbllokohet. Ne jemi optimistë se situata do të zhbllokohet shumë herët para kësaj. Por, në fakt mungesa e institucioneve, mungesa e Kuvendit e ka dëmtuar shumë mundësinë për të pasur një rishikim të buxhetit të këtij viti”, shprehet Bajrami.
Pavarësisht këtyre, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se moskonstituimi i institucioneve të Kosovës, ndikojnë edhe në rrezikun eventual të mosmiratimit të buxhetit.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se buxheti i shtetit është një nga instrumentet më të rëndësishme ekonomike, ku qeveria dhe Kuvendi duhet të miratojnë, por edhe të mbikëqyrin mënyrën e shpenzimeve të mjeteve.
“Ne, për shkak të ngërçit politik, kemi pengesa të mëdha dhe ngecje në përgatitjen dhe aprovimin e buxhetit, edhe pse viteve të fundit në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kemi vërejtje dhe dështime, të cilat duhet të eliminohen, si në raportimet buxhetore, ashtu edhe në hartimin e tij”, vlerëson Bektashi.
Ndryshe, në bazë të procedurave ligjore fundi i tetorit është koha kur Qeveria duhet të miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal, kurse deri në fund të dhjetorit duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri