Nuk po gjejmë analogji, apo…!?
Me shkas, shfaqja e filmit të mrekullueshëm të Arben Kastratit “Në tokën mes kufijve”, në të cilin tre shqiptarë të “rajoneve” të ndryshme “përplasen në një rreth vicioz për të shpëtuar nga vetja”, dhe vargu i poetit Qerim Ujkani (nga poezia “Si do ta promovoj një libër timin”) se “… Në fund do të ngrihem dhe do të/ Falënderoj që heshtëm bashkë”. Analogjia mes mbrëmjes të së enjtes dhe paradites të së premtes nuk ka të bëjë me harresën
Dy citate si epilog i jetës sonë “politike- artistike”: Dy parafrazime, të gërshetuara në mes politikës, spektaklit apo dallimit të konceptit përkatës në kontekstin e së sotmes. Me përplasjet mediale mbi festivalet e sotme “televizive” sikur na bie ndërmend thënia në filmin amerikan “Truproja” (në të cilin rolin kryesor e interpreton K. Kostner): “Politika dhe spektakli janë njëlloj”. E gjithë kjo i ngjan atij dallimit që bëri ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti, në një paraqitje të një spektakli publik-televiziv (TVSH) “E shtuna gazmore e një qyteti”, vite më parë (1994), kur thotë: “…Dallimi në mes të një diplomati dhe një zonje: Diplomati kur thotë ‘po’ do të thotë ndoshta, kur thotë ‘ndoshta’ do të thotë jo dhe kur thotë ‘jo’ nuk është një diplomat. Zonja kur thotë ‘jo’ do të thotë ndoshta, kur thotë ‘ndoshta’ do të thotë po dhe kur thotë ‘po’ nuk është një zonjë…”
Sot qeveritarët tanë jo vetëm që fluturojnë, por edhe “vallëzojnë”: Të vegjlit sikur luajnë “Fluturoj… fluturoj…!” Në kohët më të hershme, lojërat e tilla tradicionale ishin të shpeshta. Sot edhe mund të rikujtohen vetëm si “relikte” të një të kaluare të afërme. Ishte edhe një njohje, sepse dënimi të vinte aty për aty! Ndëshkohesh po qe se nuk dije se kush (nuk) fluturon! Ndërsa sot, kjo “lojë fëmijësh” është e pamundshme, as edhe të mendohet prej “të mëdhenjve”! Në një lojë të tillë të mundshme sot në kriterin e vlerësimit e ka humbur kuptimin, sepse dënimi apo arsyetimi i konfliktit për ndëshkim është justifikues. Sepse në kohën e sotme “edhe të çmendurit fluturojnë”, edhe ujqit fluturojnë, apo edhe sot qeveritarët, jo vetëm që fluturojnë, por edhe “vallëzojnë”!
Pak publicitet për kokëdhembje: Kurrë mos thuaj “kurrë”, sepse njeriu këtu ka arritur në pamje dhe sjellje zhgënjyese, së paku për një “copë bukë” të rehatshme, pa e shkruar emrin në furrëbukën më të përafërtë! Secilin, kë ta pyesësh, edhe atë “askushin”, anonim e me “pak publicitet”, do thotë së kam dhembje koke! Arsyetimet vijnë nga më të ndryshmet, që nga vënia e rrezatimeve fantaziste të pllakave të sheshit tonë që tashmë e kanë ndryshuar qendrën e kryefshatit P., e deri te monitorët e “ekraneve” televizive, e sidomos të internetit! Nëse “gërshetohen” të gjitha këto, në fjalorin e mjekëve tanë “përzihen”, atëherë mbin në mendjen tonë se është arsye e kokëdhembjes (në kapërcyell të ndërrimit të ditëve) edhe nikotina, “tymi i Obiliqit” (edhe “Kosova C”) etj., e mbi të gjitha largojuni ushqimit të blerë nëpër 60-përqindëshin e ardhur nga jashtë! Të mos flasim për A(H1N1), që ka filluar me viktimat e para.
Sydioptiku po i mungon mjeshtërisë së kolumnistëve: Çdo gjë në jetë deshifrohet në mënyrë e forma nga më të ndryshmet, se edhe atë në një kohë e shkruan vetë, pas një kohe mund të mos e kujtosh dhe ta ndryshosh. Informacionet po tërhiqen në prapavijën e pellgut të balotazhit. Ripunojeni deri në një krijim sakrifikues origjinal poemën e De Radës “Krutan i mërguar”, në një dramë“ moderne të fillimsekullit” të gërshetuar edhe me vrasjet e Gurakuqit, Kenedit, Ajshes e Gërvallës, për të cilat shkrimtari arbëresh nuk mund të dinte! Dhe, shtoni: Unin poetik të vjedhjes së sotme me fatin e krijimtarisë së Serembes…” Dhe të ndryshohet pyetja në intervistën e fundit bërë ambasadorit të njërës nga agjencitë më të fuqishme të internetit e-mali informativ “Kolumnistët tanë pse ende nuk po arrijnë në panteonin e njohjes intelektuale moderne në stadin e të huajve që kalojnë vetëm kalimthi nëpër realitetin e mjegullnajës shqiptare?!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame