Nuk na duan sepse jemi shqiptarë
Thonë që të mos hapim kutinë e Pandorës. Por, kush po thotë se kutia e Pandorës është e mbyllur!? Kush po fiton në emër të mbajtjes “mbyllur” të kutisë të kësaj Pandore?!
Pas dimrit të gjatë e të ftohtë, erdhi pranvera e freskët me të reshura frytdhënëse dhe me një paralajmërim se vera do të bëhet me të vërtetë mjaftë e ngrohtë. Por, mesa duket kjo pranverë i gjeti shqiptarët tejet të përgjumur duke dashur që edhe në këtë stinë të shenjtë të vazhdoj gjumin dhe mos të zgjohet që të shoh së çfarë po ndodh realisht.
“Fqinjët” tanë në mënyrë të koordinuar po luajnë lojën, ndërsa ne jemi bërë pre e provokimeve dhe atentateve të ndryshme që dita ditës po irritojnë shumë e më shumë popullin shqiptar që pafajësisht po bëhet kurban i interesave të “fqinjëve”. Të ta arrestojnë policin kufitar në vendin tënd, të të vrasin qytetar vetëm për arsye se me ngulm ka mbrojtur pragun e shtëpisë, të të rrahin në vendin tënd të lindjes, të të akuzojë terrorist pa të gjykuar… kjo është vërtetë e tepërt.
Ngjarjet e fundit që po ndodhin në shtetin pjellë të Titos, në Kosovë Lindore dhe në veri të Mitrovicës po shihet qartë se kuzhinat e Beogradit kanë ngritur plan dhe se nuk do të ndalin nëse edhe politika jonë nuk ka një reaksion ndaj aksionit të bërë. Gjithmonë duke na sulmuar ata kanë fituar dhe ne duke u mbrojtur gjithmonë kemi humbur.
Vriten dy qytetar të Gostivarit nga një polic “maqedon” për pikë të qejfit, ndërsa MPB në mënyrë të turpshme në fillim deshi që ta racionalizoj aktin e bërë, e mediat “maqedone” e minojnë këtë ngjarje.
Por, si bumerang vjen vrasja e pesëfishtë në Liqenin Smilkovës të Shkupit, ku i gjithë populli shqiptar u solidarizua me rastin dhe shprehi keqardhje si nga institucionet në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por, ç’ndodhi pastaj? Mediat “maqedonase” as që përmendin ngushëllimin e Kosovës dhe të Shqipërisë ndaj rastit dhe vazhdojnë interpretimet e njëanshme të tyre duke shkaktuar irritim të palës “maqedone”.
Ky nuk është fundi. Në emër “të gjetjes” së vrasësve ata terrorizojnë popullatën në rrethinën e Shkupit (gjë që s’është hera e parë) dhe e keqja më e keqes krijojnë një problem të pabërë duke të akuzuar si institucion (kujdes, MPB nuk ka të drejtë të gjykoj) si radikalist islam ish ushtarët e UÇK-së, të moshuar të gjashtëdhjetave dhe gra, gjithë këta të pafajshëm.
Partitë shqiptare mbyllin gojën dhe behën lodra të politikës sllave, duke harruar se këta janë zgjedhur si prijës të një populli që ua dha shansin që t’i përfaqësojë dhe t’i mbroj si di më së miri. Por, nuk po ndodh ashtu.
Neve shqiptarëve na sulmojnë vetëm se jemi shqiptarë e jo myslimanë. Pot të ishte ashtu, pse atëherë nuk po revoltohen dhe nuk po reagojnë turqit, boshnjakët, romët myslimanë ndaj ofendimit të fesë të tyre?!? Prandaj, ne vetëm përmes shqiptarizmit do të mbrojmë kombin tonë, gjuhën tonë dhe kulturën tonë. Mënyra tjetër e mbrojtjes vetëm se do të shkonte në disfavorin tonë dhe do të humbim shumë.
Për fund, atyre që në emër të idealeve të mëdha po realizojnë interesa të vogla personale: populli po ngulfatet dita ditës, po varfërohet shumë e më shumë, po rrahet, po burgoset e vritet në shtëpi të vet, po mbyllet e po izolohet nga të gjithë, e kjo ishte realizimi i politikave të juaja? Kjo është perspektiva evropiane të cilët na e ofrojnë?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër