LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbyllën lokalet, policia arreston gjashtë persona në Gjakovë

Nuk mbyllën lokalet, policia arreston gjashtë persona në Gjakovë

Shkaku i pandemisë së coronavirusit, Qeveria ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve në orare të caktuara e poashtu që të mbyllen të gjitha lokalet përveç barnatoreve, furrave dhe marketeve ushqimore.

Mirëpo disa nga qytetarët nuk janë duke e zbatuar një vendim të tillë. Si rezultat i kësaj Policia e Kosovës gjatë 24 orëve në Gjakovë ka arrestuar gjashtë persona.

Gjashtë personat u arrestuan shkaku i mos respektimit të vendimit për mbyllje të lokaleve ku edhe u kishin shërbyer pije dhe kafe klientëve.


Më poshtë rastet e plota të arrestimit të personave në Gjakovë nga raporti i policisë:

Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

Lajme
​A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?

​A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori