Redi Shehu
E imagjinonim deri në një farë mase atë se çfarë do të mund të ndodhte me presidencën Trump, nëse ai do të fitonte zgjedhjet. Por, askush nuk mund ta sorollaste në mendje as për një çast të vetëm atë që Trump po bën në vetëm dy muaj. Intensiteti i deklaratave dhe ngjarjeve politike në këtë periudhë ka tronditur të gjitha bazamentet mbi të cilat është ngritur rendi i sotëm botëror. Në përgjithësi, lëvizje të tilla, për shkak të amplitudës së lartë, marrin kohën e tyre në formë graduale, kurse ajo që po ndodh me tronditjen amerikane në marrëdhëniet ndërkombëtare, është njësimi i shpejtësisë dhe amplitudës në një masë ekstreme. Ajo që duket qartazi tashmë është se përpjekjet transformuese të administratës Trump, ndryshe nga mandati i parë i tij, janë përpjekje thelbësore që synojnë goditjen e këtij rendi global.
Në mandatin e parë, Trumpi arriti të përçante shoqërinë amerikane, duke prodhuar ngjarjet në Sharlotsvil, pastaj lëvizjen që u bë globale “Black Lives Matter” dhe në ditët e fundit ngjarjet e paprecedenta të 6 janarit 2021 me cenimin e rendit kushtetues amerikan. Ardhja e presidencës Biden pritej që të kuronte këtë çarje. Ai, në fakt, u betua si president me tezën e unitetit të kombit. Por, ajo që ndodhi më pas ishte transformimi në një kuazi diktaturë liberale, që e çoi elitën majtiste drejt një histerie gjinore në mbarë botën, në kohën kur plagët e racizmit dhe ksenofobisë kullonin akoma gjak. Pra, shoqëria amerikane nga njëri ekstrem kapërceu në ekstremin tjetër të presidencës Biden. Mjafton të ndezësh motorin e ekstremizmit dhe ai gjithmonë do prodhojë qëndrime dhe veprime të skajshme.
Zgjedhja e Trumpit si president u bë duke theksuar qartazi se politika e tij do të ishte trashëgimi e eksperiencës së mëparshme. Nëse në ditën e parë të mandatit të tij të parë ai firmosi 20 urdhra ekzekutivë, në ditën e parë të mandatit të tij të dytë ai firmosi 200 të tilla. Kjo flet për përshpejtimin si thelbi i politikave që ai po ndjek.
Po pse po nxitohet kaq shumë Trumpi?
Koha është armikja më e madhe e tij, prandaj për të zhbërë rendin e vjetër, çdo minutë ka vlerën vet. Atij i duhet të përballet me një rend botëror, që siç John Mearsheimer, profesor i Universitetit të Çikagos dhe i pari që parashikoi luftën Rusi-Ukrainë, e quan rend liberal në marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili ishte hegjemonist për shkak se vetë bota nga viti 1990 deri në më 2015 ishte unipolare me dominimin e qartë amerikan. Ky rend liberal kishte ndërtuar një botë të bazuar në tri parime kryesore. I pari ishte “paqja demokratike” në të cilën një demokraci nuk mund të luftojë një demokraci tjetër dhe sa më shumë që demokracitë përhapen në botë, aq më shumë bien shanset për luftë. Parimi i dytë ishte marrëdhëniet e bazuara në “ndërvarësinë ekonomike”, e cila i bën shtetet më të pasura e për pasojë edhe interesi për luftë zvogëlohet në maksimum. Ndërsa, parimi i tretë ishte ai të bazuarit në “institucionet ndërkombëtare”, të cilat detyrojnë demokracitë të anëtarësohen në to dhe ku lufta nuk është e pranueshme. Ky rend merr tipare globale vetëm në rastin e një rendi unipolar (ShBA), i cili shfaqet hegjemonist dhe i dikton botës vetëm një rrugë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në fakt, ajo që po bën Trump, është prishja e shpejtë e këtij rendi bazuar në këto tri parime. Kjo nuk është as më shumë e as më pak, por ajo që teoria realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare thotë se demokracitë edhe pse janë të tilla, nuk mund të frenojnë veten karshi konfliktit dhe ekspansionit dhe si e tillë, atyre u duhet të mbijetojnë duke rifuqizuar veten, gjë e cila sjell pastaj mirëqenie. Po të shoshësh atë që administrata e re amerikane po bën, është çmontimi i këtyre tri parime të rendit liberalist ndërkombëtar, duke frenuar çdo organizatë apo fond i cili ndikon në përhapjen e demokracive nëpër botë. Po vendos tarifa me shtete kryesore të industrializuara dhe me bllokun e BE-së, duke prishur ndërvarësinë ekonomike si burim pasurimi i ndërsjellë dhe duke u fokusuar në mirëqenien kombëtare amerikane. Kjo, duke lënë anash parimin se nëse një ekonomi e zhvilluar që prodhon mirëqenie, nuk rrethohet po nga ekonomi të mirëqenies, atëherë ajo është e destinuar të bëhet objektiv i ekonomive të varfra, duke sjellë pafund probleme sociale.
Ndërsa, sulmi i tretë i Trumpit është ndaj institucioneve ndërkombëtare, si politike dhe të sigurisë, duke e çliruar ShBA-në nga kufizimet që anëtarësimi në to të sjell dhe duke e projektuar vetën drejt një vendi me tipare koloniale në epokën e inteligjencës artificiale. Pra, thënë ndryshe, Trumpi qartazi po del nga liberalizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare drejt teorisë së mbijetesës së më të fortit. Duke bërë kështu, ai do të përpiqet që të akumulojë sa më shumë forcë politike, ekonomike dhe ushtarake për të vendosur një rend të ri joliberal. Mirëpo, vendosja e një rendi të ri joliberal, që në thelb ka mbijetesën e më të fortit, shtron premisat e një rendi multipolar, ku fuqitë më të mëdha të kohës do të luftojnë për mbijetesë e për rrjedhojë sjell edhe fundin e hegjemonisë amerikane në botë. Tërheqja amerikane nga institucionet ndërkombëtare, që kanë qenë thelbi i fuqisë dhe hegjemonisë së saj, e bën të pashmangshme fundin e unipolaritetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët