LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje Bruksel-Londër për BREXIT

Nuk ka marrëveshje Bruksel-Londër për BREXIT

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe nuk arritën sot të finalizojnë një marrëveshje për të mbyllur fazën e parë të negociatave për ndarjen e tyre, pavarësisht optimizmit të shfaqur nga dy palët gjatë takimit në një samit në Bruksel.

Një marrëveshje paraprake mbi tre dosjet prioritare të ndarjes, rregullimi financiar, të drejtat e qytetarëve dhe fati i kufirit irlandez, do t’i kishte hapur rrugën negociatave tregtare të kërkuara me insistim nga Londra.

“Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, nuk ishte e mundur të arrihej në një marrëveshje të plotë sot”, deklaroi para medias presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në përfundim të një dreke pune me Theresa May.


Megjithatë Juncker theksoi se një marrëveshje i dukej e mundur gjatë kësaj jave, përcjell javanews.al.

“Ka disa dallime që kërkojnë më shumë negociata dhe konsultime. Kam besim se do e mbyllim këtë në mënyrë pozitive”, konfirmoi nga ana e saj May.

Takimi mes dy krerëve synonte të mbyllte marrëveshjen parimore mbi modalitetet e ndarjes, të programuar në fund të marsit 2019.

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Trudeau fshin lotët gjatë fjalimit: Jam shumë krenar për atë që kemi bërë

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kalo në kategori