Ndonëse netët në këtë kohë dimri janë të acarta, ish-punëtorët e fabrikës së Tubave nga Ferizaj, janë të vendosur që ta vazhdojnë grevën e tyre e cila tashmë ka hyrë në ditën e 227. Ata këmbëngulin se nuk do të zmbrapsen, deri sa t’i marrin 25 milionë eurot që u takojnë edhe sipas vendimit të Gjykatës.
Punëtorët grevistë kanë treguar se deri më tani nuk i ka vizituar as një zyrtarë i “Qeverisë së re”.
Njazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist, ka thënë për Telegrafin se tenda e vendosur në sheshë, afër Qeverisë së Kosovës, në të cilën ata qëndrojnë ditë e natë është shumë e papërshtatshme për të kaluar një ditë e lere më javë e muaj të tërë.
Ai ka sqaruar se në tendë janë 9 protestues aktivë, e që deri para pak ditësh kanë qenë 10 dhjetë, ku njëri nga protestuesit është larguar, për shkak se ka emigruar jashtë vendit.
“Mosha jonë nuk i duron këto temperatura, veçanërisht acarin e ditëve të fundit, temperaturat të cilat kanë shkuar deri në minus 15 gradë celsius. Më i riu ndër punëtorët është 67 vjeçar, ndërsa të gjithë të tjerët janë më të moshuar. Jemi të detyruar që të kërkojnë ndihmën e mjekut nga ftohje që kemi pësuar, e që për fat të mirë nuk kanë rezultuar të jenë tepër serioze”, ka theksuar Asllani, shkruan Telegrafi.
Edhe ndihmat të cilat i kanë ofruar ish- kolegët e tyre, sipas tij, kanë filluar të mbarojnë, për shkak të propagandës se Kryetarit të Sindikatës së fabrikës Tubave dhe Çelikut nga Ferizaj (IMK)- Ferizaj, Ali Azemi po kërkon që ata të mos ndihmohen me ushqime nga ish kolegët e tyre.
“Kryetari po ju thotë ish-kolegëve se greva ka përfunduar zyrtarisht, mirëpo ai këtë nuk e ka bërë në konsultim me ne, për çka edhe ne nuk pajtohemi më këto deklarata, sepse ne do të qëndrojmë deri në realizimin e kërkesave tona”, ka shtuar Asllani.
Ai ka shpresë edhe pse nuk beson shumë se Qeveria e re do të ketë në konsideratë dhe do ta zgjidh çështjen e punëtorëve të Fabrikës së Tubave.
“Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, kemi bërë një kërkesë te kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për tu takuar me të. Pastaj, në ditët e fundit të vitit që e lam pas, kemi qenë në Qeveri, ku na kanë premtuar se do ta trajtojnë çështjen tonë, por deri tani nuk kemi asnjë përgjigje”, tregon Njiazi Asllani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar