LAJMI I FUNDIT:

Nuk befasohem nëse Drakulla bëhet ministër i Shëndetësisë: A po tallen britanikët me ne? (Foto/Video)

Nuk befasohem nëse Drakulla bëhet ministër i Shëndetësisë: A po tallen britanikët me ne? (Foto/Video)

Zgjedhja e Boris Johnsonit – ish-kryetarit të Londrës dhe mbështetësit të flaktë i Brexit-it, për daljen e shtetit të tij nga BE – për ministër të Jashtëm të Britanisë së Madhe, ka shokuar politikanët e gjithë botës demokratike. Disa mezi kanë përmbajtur të qeshurën, duke dhënë komente diplomatike, e disa nuk mund ta fshehin tronditjen.

Anëtarja e Partisë Laburiste në Parlamentin britanik dhe ish-ministrja për Biznes, Angela Eagle, ishte duke mbajt fjalim kur merr vesh lajmin. Reagimi i saj i bëri të gjithë të qeshen, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.

“Oh, Borisi, ai është zbavitës, i mrekullueshëm. Kërcen rrotull, mund të jetë kryeministri i ardhshëm, por nuk e bënë”, ka thënë ajo me ironi. “Në fakt e emëruan ministër të Jashtëm”.


https://youtu.be/5XoCOywuNfw

Ajo nuk ishte e vetmja me atë reagim. Kolegu i saj, David Lammy, në Twitter ka shkruar: “Boris Johnson është ministri jonë i Jashtëm? A është ëndërr e keqe? Të lutem Zot, na ndihmo”!

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, nuk mundi të mbaj të qeshurën kur në TV dëgjoi lajmin për Johnsonin.

The Guardian shkruan se kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ka dashur të flasë për Johnsonin. Ndërsa, zëvendëskryetari i Partisë Socialdemokrate, Ralf Stegner, ka thënë se “kryeministrja May duket dobët pas zgjedhjes së tillë”.

“Tash ai do të dialogojë për Brexit-in. Udhëtim i këndshëm”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka shprehur kështu zhgënjimin e tij: “Do të doja të ishte fjala për shaka, por kam frikë se jo”.

Politologu amerikan, Ian Bremmer, mendon se kjo është shaka.

“Ndoshta britanikët po tallen me ne. Ndoshta e kemi merituar”, ka shkruar ai.

“Nuk shqetësohem, por e dini stilin e tij, metodat e tij”, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, duke e akuzuar Borisin se “shumë ka gënjyer” gjatë kampanjës për Brexit-in.

Ndërkaq, “nuk befasohem nëse Britania e Madhe shpejtë e emëron Drakulën për ministër të Shëndetësisë”, ka thënë politologu gjerman, Rold Muetzenich.

Emërimin e tij Johnsohin e ka komentuar duke thënë se është entuziazmuar me këtë vendim pasi do të udhëtojë shumë e takojë burrështetas të huaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Kalo në kategori