LAJMI I FUNDIT:

Noti kosovar prezantohet në Herceg Novi

Noti kosovar prezantohet në Herceg Novi

Pesë notues dhe pesë notare të Kosovës do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Mimoza Cup”, që zhvillohet nga sot (16 shkurt) deri më 19 shkurt në Herceg Novi të Malit të Zi.

Në këtë aktivitet, që është në kalendarin zyrtar të Federatës Evropiane të Notit, marrin pjesë Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Italia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Përfaqësuesja jonë në këtë garë do ta përfaqësohet me këtë përbërje: Rita Zeqiri, Vlera Llalloshi, Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella, Vanesa Rama, Fatlum Halimi, Ardit Hyseini, Ardit Devaja, Albrim Shurdhaj dhe Rron Thaqi. Trajnerë të përfaqësuese së Kosovës janë Adrina Telaku dhe Emine Llalloshi. /Telegrafi/