Noterët: Ligji i ri në Maqedoni më së shumti i dëmton palët sesa i mbron ata
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pjesëmarrjen e domosdoshme të avokatëve në proceset noteriale, jo vetëm që profesioni i noterisë kontestohet por cenohen edhe qytetarët, gjegjësisht e drejta e vullnetit të lirë të palëve, gjë që do të ndikojë në varfërimin e qytetarëve. Me ligjin e ri noterial palët do të zvarriten në proceset juridike. Kështu për Telegrafi Maqedoni janë shprehur noterët Arif Neziri, ish deputetja tani noterja Ermira Mehmeti dhe Kryetari i Këshillit profesional të Odës së Noterëve, Naxhi Zeqiri.
Noteri Arif Neziri për Telegrafi Maqedoni shprehet se me futjen e domosdoshme në procedurë të avoketëve, bёhet njё pёrzierje e dy profesioneve tё cilёt nё esencё janё profesione tё ndara dhe tё pavarura njёra me tjetrёn dhe poashtu diskriminohen palët.
‘Me miratimin e ligjit tё ri pёr noteri pёr herё tё parё nё historine 19 vjeҫare tё noterisё nё Republiken e Maqedonisё, inkorkorporohen risi tё cilat kanё tё bёjnё me prezencёn e detyrueshme ta avoketёve nё procedurat tё cilat zhvillohen para noterit. Me kёto risi bёhet njё pёrzierje e dy profesioneve tё cilёt nё esencё janё profesione tё ndara dhe tё pavarura njёra me tjetrёn. Sё pari me kёto ndryshime ligjvёnёsi krijon diskriminim ndёrmjet subjekteve tё sё drejtёs nё aspekt tё pёrfaqesimit tё palёve nё procedurat para noterit pasi qё neni 55 i ligjit pёr noteri parasheh prezencё tё detyrueshme tё avokatit pёr punё juridike vlera e tё cilave ёshtё mbi 10.000,00 EUR, ndёrkaq nёse njёra nga palёt ёshtё institucion financiar – bankё, kompani lizingu ose kompani sigurimesh atёherё pala tjetёr detyrimisht duhet tё pёrfaqesohet nga avokati dhe me kёtё shkelet parimi i barabarsisё sё palёvё para ligjit. Kёto ndryshime parasёgjithash pёrveҫ zvarritjes (stёrzgjatjes) sё procedurave prekin edhe nё buxhetin e subjekteve tё drejtёsisё pasi qё pёr ҫdo punё juridike ku parashihet prezencё e domosdoshme e avokatit rritet edhe kostoja e shpenzimeve’.
Arifi për Telegrafi Maqedoni vlerëson se nё bazё tё ndryshimeve tё ligjit pёr procedurё jashtёkontestimore qё nga viti 2009 noterёve iu ёshtё besuar edhe njё kompetencё tjetёr e qё ёshtё procedura e trashёgimisё. Deri me tani nё procedurat e trashёgimisё, trashёgimtarёt kanё qenё tё lirё pёrkatёsisht ka qenё vullneti i lirё i tyre qё tё pёrfaqёsohen vetё apo tё zgjedhin pёrfaqёsues – avokat para gjyqit apo noterit ndёrkaq me ligjin e ri pёr noteri pёrkatёsisht me nenin 147 pika 2 kjo e drejtё u mohohet pasi qё ҫdo trashёgimtar duhet tё pёrfaqёsohet nga avokati.
Telegrafi Maqedoni ka siguruar edhe tabelat ku krahasohen shpenzimet e ligjit të më hershëm me ligjin në fuqi dhe vërehet se shpenzimet e palëve në procedura janë rritur dukshëm.
Ka kaluar një muaj dhe sot Bordi drejtues i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë solli ‘Vendim për uljen e tarifës së avokatëve’ në lidhje me kontratat me vlerë prej mbi 10 mijë euro, i cil është në përputhje me Ligjin e ri noterial ku patjetër duhet të përgatiten nga avokatët. Njëherit, për përbërjen e këtyre kontratave më nuk do të njihet vlera prej 30% në emër të paushallit, kumtoi sot Oda e Avokatëve.
Nga ana tjetër ish deputetja dhe tani noterja Ermira Mehmeti, për Telegrafi Maqedoni thotë se ligji është shumë kundërthënës dhe theks të veçantë Mehmeti i kushton dëmtimit të qytetarëve.
‘Për fat të keq ky ligji në atë kohë kur unë isha në parlament deputete, prodhoi shumë kundërthënie, një propozim shumë kontraverz, i cili në instancë të fundit më së shumti i cenon dhe i dëmton dhe interesat e qytetarëve sepse realisht i rrit shpenzimet e tyre. Prej hyrjes në fuqi prej 1 janar, praktikisht puna e noterëve është bllokuar për shkak se bankat realisht e kanë stopuar punën, edhe odat ekonomike, ndërmarrjet e mëdha, të gjitha kanë një lloj hezitimi për sa kohë që ligji në fuqi prodhon kaq shumë kundërthënie dhe shpenzime. Konkretisht çfarë ka ndodhur, për shembull, për çdo kontratë të shitëblerjes me vlerë mbi 10 mijë euro, për të cilën më parë pala ka shkuar te noteri e ka përfunduar të gjithë procedurën. Tash me ligj pala detyrohet që të sigurojë edhe avokat dhe t’i paguajë edhe shpenzimet e avokatit, gjegjësisht tarifën e avokatit, e cila ndërkohë është rritur shumë, pastaj edhe shpenzimet e noterit dhe plus ajo që dikur quhej shpërblimi noterial apo pagesa për noterin, ndahet 50/50 mes avokatit dhe noterit. Dhe kjo faktikisht është një goditje e rëndë për xhepin e qytetarit’, thekson Mehmeti.
Ermira ndër të tjera shton se ka shumë ankesa nga ana e qytetarëve, janë të pakënaqur, nuk ka qarkullim në rendin juridik dhe se personalisht ajo ka reaguar ndaj ligjit të ri noterial dhe nuk e ka votuar.
‘Unë ligjin personalisht nuk e kam votuar dhe e kam kundërshtuar në forma të ndryshme por edhe partiake’.
Naxhi Zeqiri, i pyetur nga Telegrafi se si funksionon zbatimi i ligjit të ri për punë noteriale dhe sa kjo ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve tek qytetarët, ai përgjigjet se ky ligj vërtet i ka dëmtuar qytetarët dhe se ka reaguar disa herë përpara se të hyjë në fuqi ligji por ka hasur në vesh të ‘shurdhër’.
‘Aspak nuk bie në kontest noteri ose noteria. Për noterin nuk është me rëndësi a dëmtohet a nuk dëmtohet. Ne jemi institucion shtetëror Institucion që e formon Ministria e Drejtësisë dhe si institucion juridik funksionon krahas institucioneve tjera. Funksioni kryesor është zbatimi i ligjeve në praktikë dhe kështu vjen në shprehje puna e noterisë me një fjalë’.
Zeqiri thotë se në rend të parë janë qytetarët dhe se ata janë kategoria që dëmtohen më së shumti.
‘Me rëndësi është se çka ndodhi me qytetarët, domethënë në çfarë pozite u vunë qytetarët me kryerjen e punëve noteriale. A humbën apo fituan qytetarët dhe sa janë të siguruar juridikisht për punët që i kryejnë te ne, duke e krahasuar ligjin në fuqi me atë të mëparshmin. Aspekti tjetër është sesa është në harmoni ky ligj me principet e noterisë ndërkombëtare. Nga një analizë e përgjithshme mund të konstatohet se ka tregues por jo edhe të saktë, se shpenzimet e qytetarëve janë rritur pothuajse shumë. Ligji i ri e zvarrit shumë qytetarin dhe i humbë kohë sidomos personave që jetojnë jashtë vendit, atyre u duhet një procedurë më e shpejtë, por tani me ligjin e ri solemnizimi kryhet në tre faza, procedura avokative, komuna pastaj përsëri procedura kthehet te noteri dhe paramendoni gjithë këto procedura administrative sa i rëndojnë palët’.
Bashkësia Ndërkombëtare Noteriale vetëm kohë më parë deklaroi se propozim Ligji i Noterëve rrezikon përjashtimin e Maqedonisë nga kjo bashkësi, por Oda e Notarëve më herët u deklarua se me këtë Ligj do të mbrohen palët në procedurat para noterit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova