Në fund, kur të deklarohen të gjithë qartë, gjithçka mbetet raport i forcave. Kosova në këtë moment ndodhet përballë BE-së, SHBA-së, Serbisë e madje edhe Shqipërisë. Të gjithë duan dialog dhe normalizim. Kosova, për herë të parë pas vitit 1999, mbeti e vetme. Një model i dialogut i bazuar në reciprocitet, jo si politikë ndëshkuese po si bazë për një marrëdhënie të qëndrueshme me fqinjët, na jep iniciativë dhe na kthen në rrugën nga na kishin nxjerrë politika serbe e presionit dhe intrigave, falë edhe politikës tonë të korruptuar dhe klanore.
Për të ndalur një politikë të tillë të kapitullimit, si e quante opozita, ishte reaguar skajshëm, gati me rebelim, çka rezultoi me një këndellje dhe ndryshime rrënjësore në qeverisjen e re ku opozita merr shumicën bashkë me mandatin për ndryshime. Edhe pse ndryshimet janë deklaruar, ato janë pak a shumë parimore.
Çka nënkupton normalizim, e çka reciprocitet në fjalorin e palëve?
Qeveria e kaluar, e ndeshur me këtë proces të degradimit ndërkombëtar të pozitës së Kosovës, futi taksën si masë emergjente. Pas dështimeve të njëpasnjëshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe pas një procesi të “ç’njohjeve” të nxitur nga diplomacia agresive serbe, me taksën ndali dëmin ekonomik, por e ndali edhe dialogun. Këtë masë, fillimisht, në parim e përkrahu edhe opozita, kryesisht për të ndalur një dialog i cili po e çonte Kosovën drejt pazareve me kufij, humbjes së territoreve, çka rrezikonte efektin domino në Ballkanin i cili, pikërisht për shkak të kufijve, ishte futur në një luftë të tmerrshme viteve ‘90-ta të shekullit XX-të, mes popujve të ish-Jugosllavisë.
Serbia, pas një fushate të gjatë ndërkombëtare, arriti të ndërrojë idenë për fajtorët dhe viktimat, për miqtë dhe armiqtë e Perëndimit në Ballkan. Mbi të gjitha, arriti të ndërrojë drejtimin e një procesi të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë këtu edhe vende krejtësisht të vogla dhe të parëndësishme në politikën ndërkombëtare për të cilat arriti të fusë dyshimin se këto njohje janë arritur përmes rrugëve të jashtëligjshme – përkatësisht të arritura me korruptim të zyrtarëve të lartë të këtyre vendeve.
E gjithë politika e jonë dialogut përmblidhej në një (super)njeri i cili shkonte prej një takimi të fshehtë në tjetrin, duke rënë prej një rrjeti të ndikimit në tjetrin, duke injoruar madje edhe Ekzekutivin i cili, për idetë dhe projektet që po negocioheshin, mësonte vetëm nga mediat ndërkombëtare, sikurse edhe qytetarët. Kjo nuk kishte si mos të sillte një (super)dështim.
Tash jemi sërish në të njëjtën situatë, kur duhet vazhduar dialogu dhe kur përballemi me të njëjtat probleme. Administrata amerikane i ka kërkuar Serbisë të ndalë procesin e “ç’njohjeve” dhe të përfshihet në një proces negociatash me Kosovën që do të përfundonte me normalizim dhe njohje reciproke, duke i bërë me dije se orientimi kah Rusia nuk është në interes të saj. Serbia nxori maksimumin politik nga taksa, duke e paguar çmimin e saj ekonomik dhe duke marrë për herë të parë rolin e viktimës dhe palës bashkëpunuese.
Në anën tjetër, në letrën e tij dërguar kryeministrit Kurti, pak ditë pas marrjes së detyrës së re, sekretari amerikan i Shtetit në disa fjali e përmbledh gjithçka që është e nevojshme, për të shprehur në një vend qëllimet e përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane për të ardhmen e Kosovës. Aty shprehet se tash është koha e duhur për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, njohje të ndërsjellët e cila, sipas tij, është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Letra përmban edhe premtimin se administrata amerikane se do të qëndrojë pranë Kosovës, për ta mbështetur në këtë proces.
Për të hyrë sërish në këtë proces, administrata amerikane kërkon nga qeveria e re heqjen e taksës. Madje, përmes zëdhënësit të ambasadorit Grenell, kërkohet që Kosova ta tërheq taksën ndaj mallrave të Serbisë pa masën e reciprocitetit. Përjashtohet edhe ideja e pezullimit të përkohshëm të saj, të propozuar qysh më herët nga lideri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Taksa do të hiqet përkundër insistimit të ish-kryeministrit, i cili në momente merr edhe tone kërcënuese. Dialogu do të rinisë, sepse alternativa e dialogut fut në luftë dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor, dhe më gjerë. Gjithçka, e sidomos përgjigjja, ndodhet në një baraspeshë të mundshme në mes kërkesës ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve që do të përfundonte me njohje reciproke, dhe idesë për reciprocitet e cila përmban në vete shqetësimin e arsyeshëm të Kosovës se Serbia ende po blen kohë dhe ende po punon, jo për njohje, por për t’u rikthyer si shtet në Kosovë, prandaj edhe po insiston në autonomi territoriale dhe në pronësi të objekteve fetare e kulturore mesjetare në Kosovë.
Normalizimi nuk është vetëm kërkesë dhe interes ndërkombëtar. Ajo është edhe kërkesa jonë parësore. Të gjitha kërkesat e tjera vijnë pas kësaj, si pasojë e njohjes reciproke dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Prandaj, ekzistimi i kushteve, që do të vinte njëra ose tjetra palë, do të rrënonte atmosferën dhe gatishmërinë për dialog.
Reciprociteti nuk është ide e kundërt me normalizimin. Në parim do të duhej të ishte ide e pëlqyer nga të dyja palët, sepse padyshim pa reciprocitet nuk ka as normalizim. Reciprociteti më tepër duhet të jetë politikë afatgjatë e qeverive, në ekonomi, tregti dhe politikë, sesa një seri masash agresive, afatshkurtra, për të treguar muskuj. Kur në mes hyn superfuqia e vetme globale, e cila në kornizë i ka përfshirë kërkesat kryesore kosovare, tregimi i muskujve është tragjikomedi me numër të panjohur aktesh.
Reciprociteti, në fakt, është një ndihmesë, bazë e mirë për normalizim. Bazë e marrëdhënieve të qëndrueshme në mes dy fqinjëve me përvojë të keqe historike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!