LAJMI I FUNDIT:

Nora zbulon hakerin, tërheq padinë (Foto)

Nora zbulon hakerin, tërheq padinë (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja, Nora Muqaj,  ka rikthyer llogarinë e saj në Facebook pas disa javëve.

Nora, e cila ka kohë që jeton në Zvicër, ka informuar miqtë dhe fansat se ishte policia zvicerane që ia kishte rikthyer profilin e Facebookut sërish në duart e saj, pasi dikush e kishte ‘hakuar’ llogarinë e rrjetit social, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte bërë një padi ndaj personit që kishte ‘hakuar’ profilin e saj, të cilën e ka tërhequr pasi ka kuptuar që ai është një fëmijë.


Ndryshe, artistja shqiptare po shijon muajt e parë të shtatzanisë me të dashurin e saj, këngëtarin Mark Marku, i cili po ashtu tash e një kohë është zhvendosur në Zvicër për të jetuar me të dashurën e tij. /Telegrafi/

2

1