LAJMI I FUNDIT:

Nora fiton medaljen e argjendtë në Pragë

Nora fiton medaljen e argjendtë në Pragë

Nora Gjakova shkëlqeu në Pragë, në kupën botërore të kategorisë A, duke u stolisur me medalje të argjendtë, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova në meçin e parë me ippon mposhti kroaten Bekiq, në atë të dytin ishte më e mirë se holandezja Verhagen, derisa në çerekfinale mposhti gjermanen Muller.

Në gjysmëfinale rrëzoi një garuese nga Venecuela, ndërkohë që në finale e priti francezja Huber, të cilën deri më tani e ka mposhtur katër herë. Vendimtar ishte koncentrimi në sekondat e fundit, kur francezja ia doli të marrë fitoren, me gjithë paraqitjen e mirë të Gjakovës.

Dy garueset tjera kosovare, Distria Krasniqi dhe Leutrime Krasniqi, arritën të marrin vetëm nga një fitore në Pragë, raporton Zëri. /Telegrafi/