Nominalizmi dhe esencializmi i feve tё shqiptarëve nёpёr numra!
Pёrpara 2000 vitesh nё kohёn e Cezarit, thotё Bibla, ishte organizuar njё regjistrim i popullsisё, dhe sipas urdhёrit tё tij secili duhej tё kthehej nё vendin e lindjes pёr regjistrim. Jozefi dhe Maria edhe pse jetonin nё Nazaret, ata u detyruan tё shkonin nё Betlehem, dhe kёtu u lind Krishti. Kjo evidencё biblike na dёshmon se regjistrimi i popullsisё ёshtё njё ngjarje qё krijon histori dhe mund t’i plotёsojё edhe parashikimet tё mira pёr dikё e tё kёqija pёr dikё tjetёr.
Prej vitit 2003 nё Kosovё ёshtё folur pёr regjistrimin. Duket se do tё ndodhё tani pasi qeveria ka bёrё gati kushtet e nevojshme, dhe ky ёshtё njё lajm i mirё dhe i domosdoshёm pёr Kosovёn dhe ecurinё e saj socio-ekonomike. Procesi parapёrgatitur i regjistrimit, sidomos ai ligjor, ka disa lёshime, mungesa dhe shkelje. Prej fillimit tё muajit janar e deri tani kam trokitur nё shumё zyra pёr kёto shqetёsime dhe deri tani vetёm njё na ёshtё plotёsuar. Zyrtarё tё Entit Statistikor qysh nё fillim tё janarit mё kanё thёnё se nuk mund tё bёhet asnjё ndryshim pasi janё shtypur 5 milionё pyetёsorёt. Koha prej nёnshkrimit tё Ligjit pёr regjistrim e deri tek shtypja e pyetёsorёve ёshtё shumё e shkurtёr, deri nё pesё javё. Nguti! Pёr kёtё Ligj dhe pёr Regjistrimin nuk ka pasur debat publik.
E meta kryesore ёshtё Ligji pёr Regjistrimin e Popullsisё, i cili ёshtё miratuar vetёm mё 7 tetor 2010. Ky ligj, neni 4 dhe 8.1.1, sipas mendimit tim dhe tё komunitetit fetar qё pёrfaqёsoj, shkel Kushtetutёn e Republikёs sё Kosovёs, Ligjin e Lirive dhe tё Drejtave Fetare (02/L-31) dhe Ligjin pёr tё Drejtat e Komuniteteve. Ligji pёr Regjistrimin e Popullsisё ёshtё shumё i panjohur pёr qytetarёt.
Neni 8 i Kushtetutës sё Kosovёs thotё: “Republika e Kosovёs ёshtё shtet laik dhe ёshtё neutral nё çёshtjet fetare”. Por pyetja 10 nga Pyetёsori pёr regjistrim thotё: Cili ёshtё besimi i juaj fetar? Kurse njё sqarim i kёsaj pyetje atje thotё: Nё bazё tё Kushtetutёs sё Kosovёs, i regjistruari ka tё drejtё tё mos deklarohet. Pas kёsaj vijnё gjashtё nёnpyetje: Islam; Ortodoks; Katolik; Tjetёr specifiko; Asnjё besim fetar; Preferoj tё mos pёrgjigjem. Kёto janё mundёsitё qё qytetarёt tё pёrgjigjen. Kush po e bёn regjistrimin? Ështё Enti i Statistikave tё Kosovёs qё ёshtё institucion shtetёror. Çёshtja e parё ёshtё se çka i duhet shtetit qё tё dijё se cili ёshtё besimi i qytetarёve tё tij!? Kёto pyetje mё nuk janё pёr dobi regjistrimi por mё shumё duket si referendum. Kёto pyetje nuk bёhen kurrё nё SHBA, as nё shtetet e Bashkimit Europian, madje as nё Greqi.
Renditja e logjikshme, kushtetuese dhe ligjore nё pyetёsorin e Entit tё Statistikave do tё duhej tё ishte nё kёtё mёnyrё: “Sipas Kushtetutёs nuk obligoheni qё ta tregoni besimin, por nёse dёshironi atёherё mund tё deklaroheni lirisht”. Dhe pas kёsaj nёnpyetjet sipas kёsaj radhe: Preferoj tё mos përgjigjem; Asnjё besim fetar; Islam; Ortodoks; Katolik; Tjetёr. Nё kёtё mёnyrё shteti do ta mbronte lirinё e ndёrgjegjes sё qytetarit. Nё kёtё mёnyrё shteti do tё demonstronte neutralitetin fetar. Pyetjet nё kёtё format lidhur me fenё mes shqiptarëve sikurse edhe pyetjet lidhur me etninё nuk janё çёshtje kaq tё thjeshta pa pasoja politike, kulturore dhe integruese pёr tё ardhmen e vendit tonё nё Bashkimin Europian.
Njё shkelje tjetёr nga Ligji pёr Regjistrim tё Popullsisё ёshtё ndaj Ligjit tё Lirive dhe tё Drejtave Fetare nenit 5.4 ku pёrmendёn pesё bashkёsitё fetare tё njohura me kёtё ligj, kurse Pyetёsori i pёrmend vetёm tri, pra kёshtu protestantёt lё pa i pёrmendur.
Udhёzuesi regjistrues tek faqja 68, pjesa pёr pyetjen rreth besimit fetar nis: “Ju duhet ta pyesni pёrgjegjёsin e ekonomisё familjare (kryefamiljarin) pёr besimin fetar pёr secilin anёtar tё ekonomisё familjare. Ju nuk duhet t’ua lexoni atyre opsionet (modalitetet), por tё shёnoni pёrgjigjet e deklaruara”, dhe pastaj mё poshtё nё kёtё udhёzues kёrkohet nga regjistruesit qё tё marrin kёtё kёshillё ose urdhёr: “Kёrkoni nga tё gjithё pёrgjegjёsit tё japin pёrgjigjet e tyre”.
Pasi kemi deponuar kёrkesa nёpёr disa institucione ja cili ёshtё mendimi i kthyer prej Avokatit tё Popullit, z. Sami Kurteshit: “Institucioni i Avokatit tё Popullit, konstaton se pyetja 10, bazё e formularit tё regjistrimit R3, nuk ёshtё formuluar mirё, dhe bazuar nё tё drejtat dhe liritё fetare, ёshtё sugjestive, nuk pёrkon me Ligjin pёr Liritё Fetare, kёshtu qё formulimi i tillё, apriori, krijon situatёn e domosdoshmёrisё sё pёrcaktimit fetar tё personit, i cili duhet tё deklarohet te regjistruesi”.
Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi, sipas përgjigjes qё na ka kthyer, ka kёrkuar nga Ministria e Administratës Publike, sikurse edhe nga kryeshefi i Entit Statistikor, z. Ibrahim Shabani, qё “gjatë regjistrimit tё popullsisё tё mos bёhet pyetja bazё “Cili ёshtё besimi Juaj fetar”, por tё thuhet “Sipas Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs nuk obligoheni qё ta tregoni besimin fetar, ju mund tё zgjidhni lirisht, “po” ose “jo” deklarimin fetar”. Nё tё vёrtetё ky ka qenё njёri nga opsionet e Kishёs Protestante Ungjillore tё Kosovёs shtruar nё kёrkesat tona.
Nё Shqipёri kanё qenё pikёrisht kёto dy pyetje, etnia dhe feja, qё kanё detyruar shtyerjen e afatit tё regjistrimit, dhe kanё bёrё mirё, pas njё debati shumё tё frytshёm tё mediave, tё historianёve, tё intelektualёve, tё disa zyrtarёve, madje atje edhe vetё Komuniteti Mysliman ka qenё kundёr vendosjes sё pyetjes pёr fenё, kurse nё Kosovё ne nuk flasim pёr regjistrimin se si tё jetё sa mё legal dhe sa mё efektiv, por mё shumё ka matje se kush ёshtё pёr e kush kundёr. Referendum!? Kjo nuk ёshtё çёshtja!
A nuk dihet se cili ёshtё besimi i qytetarёve tё Kosovёs edhe pa kёtё regjistrim? Gjithё bota e di, sё paku pёr çdo vit nga raportet e Departamentit tё Shtetit tё Amerikёs pёr liritё fetare, se Kosova ёshtё rreth 90% myslimane, 6% ortodokse, 3% katolike dhe 1% protestante. A janё kёta numra nominalё apo esencialё? Sigurisht se janё nominalё? Vendi ynё pёr shumё vjet ka qenё komunist, dhe si pasojё e kёsaj sigurisht ka me mijёra persona qё janё ateistё, me mijёra e mijёra qё thonё se feja e tyre ёshtё shqiptaria etj.
Sipas World 2010 nё Shqipёri ka 7% ateistё. Sipas kёtij burimi kontinenti i Europёs ёshtё rreth 23% ateistё. Madje edhe shtetet qё dihen historikisht si shtete katolike (Italia, Spanja, Austria, Hungaria, Portugalia), ose shtetet qё tradicionalisht njihen si protestante (Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Çekia) shumicё e tyre janё tё krishterё nominalё, dhe numri i atyre qё e ushtrojnё besimin e tyre ёshtё mesatarisht deri nё 5%. Kjo tregon se sa krishterimi ka rol nё Europё, dhe pёr kёtё europianёt janё tё lumtur. Sipas vёzhgimeve si Shqipёria edhe Kosova po ashtu e kanё kёtё pёrqindje tё ushtrimit aktiv tё fesё. Ky regjistrim nё Kosovё, nё baza fetare, do tё ngatёrrojё njё gjё kur vjen çёshtja e shtetit tё Kosovёs dhe e proceseve integruese europiane: nominalizmin dhe esencializmin fetar tё shqiptarёve.
Praktikisht si mund tё jenё shkeljet dhe keqpёrdorimet e lirisё dhe ndёrgjegjёs sё besimit pёrmes regjistrimit tek ne? Ne kemi parё qё nё Kosovё edhe pёr votime shpeshherё vendos ose voton kryefamiljari pёr gjithё anёtarёt e families sё tij e lёre mё pёr tё dhёnat statistikore tё shtёpisё sё tij. P.sh. ka mjaft familje qё fёmijёt e tyre kanё zgjedhur tjetёr besim nga prindёrit, dhe kur mbushet pyetёsori prej kryefamiljarit pritjet sigurisht janё qё tё gjithё do tё shkruhen myslimanё, ose katolikё, ose protestantё, ose tё pafe, pavarёsisht se fёmijёt e tyre kanё zgjedhur besimet e tyre. Ne tё gjithё dimё po ashtu se shumё prindёr thonё se janё ateistё, por fёmijёt e tyre janё praktikantё tё islamit, tё krishterimit, protestantizmit ose tjetёr, dhe prindi ateist sigurisht do ta deklarojё homogjenitetin familjar nё prani tё zyrtarёve tё regjistrimit. Po kёshtu, parimisht, sigurisht se do tё ndodhё edhe me prindёrit myslimanё, katolikё, protestantё etj.
Nё fund tё fundit shoqёria jonё jeton ende me atё mentalitet qё turpi mё i madh nuk konsiderohet vjedhja, as mashtrimi, as pёrtacia, as gёnjeshtra, as kurvёria, as braktisja e familjes, madje as vrasja, por ndёrrimi i fesё. Se kur ka nisur pёrmbajtёsisht ky turp le ta gjejё secili vetё. E nё anёn tjetёr bindjet fetare dhe ndёrrimi i tyre ёshtё njёra nga tё drejtat themelore universale tё njeriut miratuar nga Kombet e Bashkuara qysh mё 1949, si dhe garantuar edhe me ligjet dhe me Kushtetutёn e Republikёs sё Kosovёs. Prandaj pyetja 10 nё kёtё pyetёsor nuk ёshtё regjistrim, por referendum, votim, qё prek lirinё dhe ndёrgjegjёn personale, dhe rezultatet e kёtij referendumi nё tё vёrtetё nuk do tё jenё reale pёr asnjё komunitet fetar nё Kosovё. Mund tё ndodhё qё ky “referendum” shtetёror nё disa raste tё shkaktojё edhe pёrçarje familjare ose bashkёshortore nё baza fetare pasi ata sugjestivisht i detyron tё deklarohen. Shteti nuk duhet ta prekё lirinё dhe ndёrgjegjёn e individit. Si pёrfundim ky regjistro-referendum do t’i dёmtojё ndoshta tё gjitha bashkёsitё fetare nё Kosovё, por mё sё shumti do tё pёsojё komuniteti ynё protestant.
A ka mekanizma joshtetёrorё qё shoqёria mund tё matё pёrqindjet e qytetarёve sipas bindjeve fetare?! P.sh. nё Amerikё qё ka mbi 300 milionё banorё janё pikёrisht mekanizmat joshtetёrorё qё nxjerrin çdo pesё vjet pёrqindjet e qytetarёve tё saj sipas fesё. Porosia ёshtё qё shteti mos tё pёrzihet nё fe, kurse shoqёrisё t’i garantohet liria tё bёjё e zgjedh çka tё dёshirojnё sipas ligjeve dhe Kushtetutёs.
Regjistrimi i Popullsisё duhet tё shtyhet! Pyetja 9 tё modifikohet! Pyetja nr. 10 ose tё hiqet plotёsisht ose tё jetё sipas kriterit tё neutralitetit tё shtetit e nё tё njёjtёn kohё tё mbrojё lirinё dhe ndёrgjegjёn e besimit tё secilit qytetar. Nёse jemi shoqёri ose shtet qё mbrojmё liritё, atёherё kjo pyetje do tё duhej tё shtrohej ndryshe.
Kosova do tё ketё mё shumё dёme tё ardhme sesa dobi nga rezultatet e pёrkatёsive fetare, edhe pёr shkak se ne historikisht si shqiptarё nuk dimё t’i menaxhojmё çёshtjet fetare, as numrat, as dilemat, as debatet, por kemi krijuar njё lloj ilimunizmi qё pёrmes heshtjes, pёrmes qёndrimit qё feja kurrё mos tё na bёhet temё kemi gjetur njё mes jokontraktual tolerance. Nuk kemi çka tё zbulojmё nё Kosovё nё kёtё fushё, pasi dihet se vendi ynё ёshtё me shumicё tё lartё myslimane deri 90%, banohet nga shqiptarёt mbi 90%, dhe nuk jemi vend multietnik e as multikulturor. Kёtu krishterimi dhe islami bashkёjetojnё me qindra vjet, duhet ta duam njëri-tjetrin dhe kështu do tё mbetet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin