LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 900 nis me para-porosi

Nokia Lumia 900 nis me para-porosi

Informacioni i fundit i cili është dhënë për Nokia Lumia 900 është se modeli i ri i telefonit nga prodhuesi finlandez do të paraqitet në tregun amerikan më 8 prill, ndërsa i njëjti do të dal për para-porosi në Kanada.

Sipas burimeve të fundit, thuhet se operatori kanadez Rogers do ta ketë modelin e ri Nokia Lumia 900 për para-porosi për një çmim prej 99.99 dollarësh.

Nokia Lumia 900 posedon procesorin me 1.4GHz, ekranin AMOLED ClearBack me 4.3 inç, si dhe rezolucionin e ekrani me 800 x 480 piksel.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë memorien me 16GB, versionin e sistemit operativ, Windows Phone 7.5 Mango, kamerën e përparme VGA, si dhe atë të pasme me 8 mega-piksel. / Telegrafi /