LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 610

Nokia Lumia 610

Partneriteti i Nokias me Microsoftin rezultoi me zgjimin përfundimtar të të dyja kompanive në tregun e telefonave të mençur dhe futjen e tyre në shoqërinë e lartë, e cila deri tani përbëhej nga iOS dhe Android, derisa Windows Phone mezi bënte për veti një për qind të tregut.

Paraqitja e linjës së telefonave Lumia befasoi për të mirë publikun, për shkak se telefonat e Nokias u dëshmuan të jenë produkt i klasës së parë. Prapëseprapë, madje dhe krahas karakteristikave shumë të mira dhe çmimit jo të lartë, tregu kishte mungesë për një pajisje që do të mbulonte segmentin e tregut me kërkesa më të ulëta. Për këtë ndryshim pritej që Microsoft të ulte pragun e kërkesave dhe të mundësoj Windows Phone të punoj edhe në Lumia 610, i cili vjen me procesorin që punon në 800 MHz dhe që ka 256 MB memorie, për të cilën gjë edhe u publikua arna për Windows Phone SDK që mundëson testimin në emulatorin e ri.

Nokia Lumia 610 punon me ndihmën e procesorit të përmendur në 800 MHz, telefoni ka 256 MB memorie punuese, 8 GB depo për të dhëna, LCD ekranin 3.7” me rezolucionin 480 x 800, kamerën prej 5 megapiksel dhe baterinë prej 1300 mAh në krejtësisht 120 gram sa është masa e pajisjes.

Siç flitet, Windows Phone punon shumë mirë edhe në Lumia 610, që do të bëj të lumtur ata që për 150 euro dëshirojnë të kenë një telefon të mrekullueshëm. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Kalo në kategori