LAJMI I FUNDIT:

Nokia E7 arrin edhe në SHBA

Nokia E7 arrin edhe në SHBA

Nokia E7 do të duhej të dilte në shitje në tregun amerikan dhe në Evropë në fund të vitit të kaluar, mirëpo modeli i ri i telefonit Nokia është vonuar dhe tani pritet lansimi i tij.

Siç edhe dihet, Nokia E7 u paraqit në tregun evropian gjatë muajit shkurt, ndërsa tani i njëjti është në dispozicion për amerikanët e paktë të cilët e përdorin këtë markë për telefonin e tyre mobil.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Nokia E7 posedon ekranin AMOLED të ndjeshëm në prekje me 4 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY, si dhe kamerën me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë video Full HD në 720p.

Specifikat tjera të cilat i posedon ky telefon i mençur i Nokia’s, përfshijnë edhe HDMI, GPS, 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0, mikroUSB, baterinë me 1200 mAh, si dhe 16GB memorie të integruar. / Telegrafi /