LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me biznesmenin shqiptar vetëm 14 vjeç në SHBA (Foto)

Njihuni me biznesmenin shqiptar vetëm 14 vjeç në SHBA (Foto)

Në Amerike bëhen mrekulli. Një djalë 14-vjeçar, Dean Ismajli, me banim në Lantana, Florida, ka hapur kompaninë e vet “Sneakerheadexpress”, e cila merret me shitblerjen e atleteve dhe punët po i shkojnë mirë.

“Brenda pak kohe fitova 30 mijë dollarë”, thotë Dean, në prani të prindërve Haradinit dhe Fatimes, të cilët i kanë krijuar të gjithë kushtet për t’u marrë me biznes e për të vazhduar njëkohësisht shkollimin në “Maritime Academy High School” në Lantana të Florida-s.

1128


320
“Unë blej atlete të markave të njohura me çmime të ndryshme nga ato që vështir gjenden në treg dhe pastaj i shes me çmime më të shtrenjta. Thjeshtë, blej lirë e shes shtrenjtë. Blej e shes përmes facebook, e-bay dhe website-it tim: www.sneakerheadexpress.com”, thotë Dean.

Në pyetjen se cila është dëshira e tij kur të rritet, Dean thotë: “Kam dëshirë të bëhem sipërmarrës si prindërit e mi që janë pronarë të një restoranti dhe pasurive të patundshme në Florida.

Jam i lumtur me këtë biznes që bëj tani dhe me paratë që fitoj blej gjëra për vete bile edhe për prindërit e mi”, thotë Dean dhe shton – “çelësi i suksesit në biznes është të duash atë që bën dhe të blesh me çmime të ulëta e t’i shesës me çmime të larta por njëkohësisht të kesh kënaqësi e të jesh i sinqertë në biznes”.
untitled
Gjithçka filloi kur Dean ishte edhe më i vogël dhe i donte atletet. Ai u ftua nga shokët e tij Jacob dhe Dylan në një mbrëmje të quajtur “Solefest” në West Palm Beach dhe bleu atlete me çmime 600 dollarë të cilat i shiti me çmime të dyfishuara, raporton Telegarfi.

“Paratë e fituara do t’i investoj dhe një ditë kam në plan të hapë shitore për të fituar edhe më shumë”, shton Dean , i cili luan futboll, basketboll dhe merret edhe me fotografi.

Lojtari i preferuar i tij është Ronaldo ndërsa basketbollistët Michael Jordan, Larry Bird dhe Kobe Bryant. Biznesi që ka filluar Dean është për t’u lakmuar edhe për personat e rritur.

Ata që e njohin e admirojnë se si në këtë moshë është në gjendje të mendojë si një biznesmen i rritur e me përvojë.
“Vetëm në Amerikë e askund tjetër”, thotë nëna e tij Fatimja, e lumtur me sukseset e të birit.

Linku për uebfaqen e Dean http://www.sneakerheadexpress.com/product/concept-sb-high-size-8-5 /Illyria/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori