Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) shpreh pakënaqësitë rreth zvarritjes së procesit të shpërndarjes së 20 përqindëshit për punëtorët nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. Sipas një rregulloreje, 20 për qind nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve, u takojnë punëtorëve.
Alush Sejdiu, nënkryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shprehet kritik ndaj Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme lidhur më këtë proces.
Ai thotë se punëtorët janë diskriminuar sa i përket kësaj çështjeje duke pritur në marrjen e mjeteve që u takojnë. “Nuk jemi të kënaqur. Ne vazhdimisht e kemi kritikuar për arsye se ka pasur ngecje shumë të gjata dhe mjetet të cilat merren tani, po të ishin marrë në kohën kur është dashur të merren, dhe sipas afateve ligjore, do të kishin efekt shumë më të madh për punëtorët. Të gjitha pasojat e mospunës së institucioneve të caktuara po i paguajnë punëtoret, sidomos Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme”, thekson Sejdiu.
Në anën tjetër, ekspertët e çështjeve ekonomike, konsiderojnë se 20 përqindëshi është ngushëllim për punëtorët të cilët e kanë humbur të drejtën në pronën shoqërore pas privatizimit.
Eksperti i ekonomisë Ismail Kastrati thekson se shumica e punëtorëve gjatë privatizimit e kanë humbur edhe vendin e punës. “Prandaj, 20 përqindëshi edhe pse i vonuar, sadopak ia zbut gjendjen sociale ish të punësuarve në ish ndërmarrjet shoqërore. Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme ka qenë shumë e ngadalshme, posaçërisht ndaj punëtorëve shqiptarë, sepse me çdo kusht ka dashur të fusë edhe punëtorët serbë, të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet sipas rregullores se UNMIK-ut”, tha Kastrati.
Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) po vazhdon me shpërndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikuar, listat e të cilëve janë aprovuar më parë në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë.
Në një komunikatë për media të kësaj agjencie thuhet se gjatë këtij muaji ka shpërndarë mjetet për Ndërmarrjet shoqërore “Vreshtaria” në Landovicë, që kanë përfituar 59 punëtorë, 63 punëtorë të tjerë të ndërmarrjes “Lavërtari –Blegori” në Arbanë, si dhe përfitues kanë qene edhe 21 punëtorët e ndërmarrjes “Zadruga” në Shërpcë.
Shuma e tërësishme e fondeve të bartura për shpërndarje kësaj radhe ka qenë mbi 1.1 milion euro, kurse nga kjo shpërndarje kanë përfituar 143 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve.
Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani ka arritur të shpërndajë gjithsej nga fondet e 20 përqindëshit rreth 95 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve që kanë përfituar për herë të parë është rreth 43.000 ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore ku kishte shitje të aseteve. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar