Krejt çfarë nuhasim kur e ndjejmë frikën regjistrohet në kujtesën tonë dhe ajo i zgjon të njëjtat emocione sa herë që e ndjejmë atë erë.
Hulumtuesit nga universiteti Rutgers në New Jersey, të cilët e kanë bërë studimin, thanë se zbulimi mund të jetë i dobishëm për trajtimin e çrregullimeve të stresit post-traumatik në të cilat shqisat mund të shkaktojnë sulm.
Ata kanë zhvilluar një teori të re, pasi që e kishin testuar aktivitetin e trurit të minjve. Ata përdorën elektro-shok për ta nxitur frikën e ndërlidhur me aromat e caktuara. Sa herë që u lëshua ndonjë aromë e caktuar, shqisa e të nuhaturit u bë katër herë më aktive. Zbulimi sugjeron se shqisat tona paralajmërojnë kur jemi në ndonjë situatë të rrezikshme.
Neurologët besojnë se aromat janë nxitës të kujtimeve për shkak të nervit të nuhatjes i cili transmeton mesazhe nga hunda në tru dhe i vendos ato në një zonë shumë të afërt me amigdalën dhe hipokarnpusin që janë të lidhura me kujtimet emocionale.
Shkencëtarët më herët kishin supozuar që organet e shqisave – sytë, hunda dhe veshët, janë detektorë të zakonshëm, dhe se truri zbulon domethënien e mesazhit.
"Në modelin e vjetër, syri është si kamerë, veshi si mikrofon, hunda si një laborator kimik, ndërsa puna e trurit është ta analizojë informacionin," tha John McGann, autor i studimit të botuar në revistën "Science".
Kur e përjetojmë ndonjë përvojë të tmerrshme, shpesh mund ta nuhasim frikën në ajër. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për shkak se shqisa jonë e nuhatjes bëhet më aktive kur jemi të frikësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh