Njerëzit lidhen për fjale kudo në botë
Marrëveshja është një dokument që paraqet pajtimin e dy (rrallëherë më shumë) palëve të ndryshme për një çështje të caktuar. Pse bëhen marrëveshjet? Sikur të kishte besim se pala e kundërt do të bënte atë që dëshiron pala tjetër, marrëveshjet nuk do të bëheshin fare! Pra, marrëveshjet lindin si rezultat i parandalimit të një veprimi nga palët e involvuara që në rrethana të caktuara mund ta dëmtojnë njëren prej tyre, apo në raste të ndryshme në mënyrë direkte apo të tërthortë të dëmtojë shtresa të caktuara popullore, të cenojë interesa shtetërore dhe të ketë implikime tjera të natyrave të ndryshme. Në rastet më të mira, marrëveshjet duhet të jenë të shkruara dhe të nënshkruara nga palët e involvuara, por marrëveshjet mund të jenë valide edhe atëherë kur palët në mënyrë verbale merren vesh për një çështje të përbashkët.
Ky definicion imi për marrëveshjen nuk është nxjerr nga ndonjë libër normash e ligjesh, as nga ndonjë fjalor gjuhësor, apo terminologjik, dhe fare lehtë mund të vuajë për pasaktësinë e duhur. Kur e bëra këtë qëllimisht desha të mos kem asnjë referencë para vetes, në mënyrë qe ta shpreh kuptimin tim momental për marrëveshjen si një laik i çështjeve juridike. Në gjuhën angleze një qasje e tillë i thonë common sense. Ky është kuptimi për marrëveshjen i një qytetari të rëndomtë, i cili kurrë nuk ka pasur rastin të nënshkruajë marrëveshje në emër të ndonjë grupi apo institucioni. Është pra, gjëja më e thjeshtë që supozoj se e di edhe njeriu më i painformuar qoftë në Kosovë, qoftë diku tjetër.
Tani, ajo që ne nuk e dimë, që bëhemi se nuk e dimë, apo që nuk kemi kulturë për ta shpënë deri në fund është të përmbajturit, ose thënë më mirë të qëndruarit pas marrëveshjes. Një gjë e tillë është e dënueshme në botën demokratike dhe duhet të jetë e dënueshme edhe në Kosovën e re që pretendon të jetë një shtet demokratik.
Ata që thyen marrëveshjen me KFOR-in në Kosove duke defiluar me armë në Epopenë e Prekazit dënimin e parë e përjetuan nga vetë pala tjetër, pra KFOR-i, i cili më të drejtë ngriu raportet me FSK-në. Tani ata po e përjetojnë edhe dënimin dytë e ky është reagimi i qytetarëve dhe analistëve të ndryshëm, të cilët me gjakftohtësi të rëndomtë gjykojnë pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme institucionale në Kosovë. Por, dënim i tretë e që është më i rëndësishmi ende nuk ka ndodhë e ky është caktimi i masës së përgjegjësisë për ata që e thyen marrëveshjen. Pa ndodhur ky dënim nuk mund të thuhet se klasa politike në pushtet ka mbledhur mend dhe e ka kuptuar esencialisht gabimin e vet.
Marrëveshjet zakonisht thyhen në kushte lufte dhe këtë e kemi parë të ndodhë me qindra herë në luftërat e Serbisë me pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë. Mirëpo, nëse në kushte lufte të thyerit e marrëveshjes e ka një arsyetim, apo e ka një derë siç thotë populli, ta thyesh marrëveshjen në kushte paqeje dhe me atë që të ka ndihmuar, të ndihmon përditë dhe prej të cilit je i varur në çdo aspekt, duke filluar që nga të ekzistuarit si vend e popull i lirë e deri të krijimi i konturave të para shtetërore dhe madje garantimi i tyre, është thjeshtë një absurd dhe një moment shumë i keq i gjendjes së kapacitetit politik në institucionet përgjegjëse të Kosovës.
Në lufte, në momente të caktuara një palë e ndien vetën më të fortë, të avancuar në planin strategjik e luftarak, të mbështetur nga aleatë të caktuar etj. dhe për motive të tilla apo të ngjashme marrëveshja aktuale i duket e tejkaluar, kështu që thyen atë për të ardhur të një marrëveshje e re, më e favorshme për vete. Këtë gjë e ka bërë Serbia vazhdimisht dhe përkundër përfitimeve momentale në terren të luftës më në fund ka humbur edhe miqtë tradicionalë të saj dhe ka humbur luftën. Pra, një sjellje e tillë definitivisht është treguar si kontraproduktive. Në rastin tonë, thyerja e marrëveshjes nuk ka asnjë derë, asnjë arsye, dhe ky akt paraqet në vija të trasha papjekurinë politike të individëve të caktuar në krye të institucioneve përgjegjëse.
Në vazhdim, shkrimit tim do t’i shtoja edhe dy aspekte tjera aq elementare sa edhe definimi im për marrëveshjen. E para është çështja e negocimit të marrëveshjes, dhe e dyta ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së njeriut normal pas gabimit e ky është institucioni i kërkim-faljes publike.
Çdo marrëveshje para se të formulohet duhet të negociohet dhe jo të ndodh që të nënshkruhet ashtu siç ta ofron miku e pastaj kur të zihesh ngushtë të veprosh sipas qejfit tënd. Kur e them këtë kam parasysh politikën naive që udhëheqin politikanët kosovarë kur gjenden përballë palës ndërkombëtare. Në marrëveshje, para se të jenë miq apo armiq, nënshkruesit janë palë. Kjo do të thotë, se marrëveshja prezanton, mbron dhe pse jo edhe garanton atë për të cilën palët janë marrë vesh. Prandaj, të nënshkruarit pa hezitim të asaj që ta ka ofruar pala tjetër, në këtë rast miku siç e konsiderojmë ne KFOR-in në Kosovë, signifikon naivitetin, jo seriozitetin dhe mungesën e kulturës për formalizimin e dokumenteve të caktuara .
“Kompetentet” tanë nganjëherë mund të mos kenë kapacitet intelektual për t’i peshuar të gjitha komponentët e marrëveshjes. Herëve tjera arsyeja e tyre mund të dominohet nga emocionet e ndryshme për palën tjetër duke e parë atë nga pozicioni tejet inferior dhe e treta mendoj se është thjeshtë mungesa e vizionit vetanak për çështjen e caktuar që lidhet me (mos)kontributin në formulimin e dokumenteve të rëndësishme.
Sido që të jetë, të vepruarit krye në vete, duke mohuar atë që ke nënshkruar është mohim në rend të parë i vlerave tua morale e njerëzore e pastaj mosrespekt për palën tjetër, apo mosmirënjohje për të mirat që ke gëzuar nga pala tjetër, siç është në këtë rast relacioni përfitues që ka FSK-ja nga KFOR-i.
Një sjellje e tillë krye në vete, nuk nderon komandantin Adem Jasharin, familjen e tij dhe as sakrificën e popullit të Kosovës për liri. Thyerja e marrëveshjes është thyerje e asaj që ndër kohërat e dominimit të pushteteve dhe ligjeve të pafavorshme për popullin tonë e kemi quajtur besë. Sot nuk ka nevojë për besë, sepse ekziston institucioni i marrëveshjes, por mosrespektimi i saj shpreh mungesën e asaj vlere më të cilën jemi krenuar ndër shekuj. Fundja, një lloj bese ekziston dhe çmohet kudo në botën e civilizuar e kjo është të mbajturit për fjale e njerëzve të rëndomtë.
Dhe në fund, çështja e të kërkuarit falje. Deri tani nuk kemi parë një gatishmëri institucionale për ta bërë një akt të tillë normal dhe njerëzor. Në vend të kësaj kemi hetuar përpjekjet për ta tejkaluar këtë incident si diçka që duhet të harrohet shpejt. Kjo nuk ngjan në një diplomaci të matur. Përgjegjësit institucionalë duhet në rend të parë ta sqarojnë situatën duke lakuriqësuar gabimet e jo duke anashkaluar ato.
E dyta, të kërkojnë falje para qytetarëve të vet për manifestim të rrejshëm të kompetencave shtetërore dhe e treta, të kërkojnë falje para KFOR-it për mosrespekt partneriteti dhe sjellje jodinjitoze institucionale. Dhe, me urgjencë të caktohet masa e përgjegjësisë.
Ne duhet të dëshmojmë se çështjen e avancimit të shtetit tonë e kemi seriozisht dhe se ndihma e KFOR-it dhe e mekanizmave tjerë ndërkombëtarë në këtë drejtim është e çmueshme.
Ne duhet të dëshmojmë se do të dimë t’i ndërtojmë edhe ato vlera demokratike që na mungojnë. Të dëshmojmë se aspirimi ynë për t’iu bashkuar familjes evropiane nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe obligimesh dhe pse jo, edhe çështje sakrificash të caktuara.
Njerëzit që nuk mbajnë fjalën nuk konsiderohen partnerë seriozë në botën demokratike. Le ta dëshmojmë se ne nuk jemi të tillë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?