Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.B, pjesëtar i komunitetit rom, shtetas i Republikës së Serbisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas Gjykatës, i pandehuri S.B është arrestuar më 09 dhjetor të këtij viti dhe është ekstraduar nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.B është se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B dhe i bashkakuzuari I.R i cili është i dënuar si dhe persona tjerë si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë Kosovë, me datën 25 mars 1999. Të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje. Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar me dt.17.08.2000. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit S.B sepse ekziston rreziku i lartë i arratisjes së të pandehurit S.B pasi që i njëjti i është shmangur drejtësisë dhe juridiksionit të Kosovës për katër vitet e fundit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, duke marrë parasysh rrethanën se i pandehuri S.B e ka shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe nuk ka shtetësi të Republikës së Kosovës tregon rrezikun se nëse të pandehurit nuk i caktohet masa e paraburgimit i njëjti mund të arratiset dhe do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze