LAJMI I FUNDIT:

Një libër i vjetër për Skënderbeun në suedisht

Një libër i vjetër për Skënderbeun në suedisht

Në vitin 1788 u botua një ndër librat e parë në gjuhën suedeze për Heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotin - Skënderbeun.

Libri mban titullin: "Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg – Historia" (Kastrioti i Madh i Shqipërisë i quajtur Skanderbeg – Historia). Lajmin për ekzistimin e këtij libri të rrallë në gjuhën suedeze e publikoi këto ditë miku i madh i shqiptarëve, Ullmar Qvick, shkruan portali suedez në gjuhën shqipe, modersmal.skolverket.se. /Telegrafi/