Një lajm i vetëm mund ta përmbys ekonominë: “Cicërima” në Twitter që kushtoi 139 miliardë dollarë!? (Foto)

Nuk mund të besoni, por një lajm i rrejshëm në profilin në rrjetin Twitter të agjencisë së lajmeve “The Asociatted Press” (AP), kushtoi hiq më pak se 139 miliardë dollarë! Pse?
Kjo vlerë ka të bëjë me faktin se tregu i aksioneve ra për shkak të algoritmeve jo dhe aq të përsosura, të cilat vlerësojnë informacionet në lidhje me tregun e kapitalit.
Kështu, “Cicërima” e publikuar nga AP – përkatësisht publikimi i një lajmi të rrejshëm se në Shtëpinë e Bardhë kanë shpërthyer dy bomba dhe se presidenti amerikan, Barack Obama është plagosur – del të jetë më e shtrenjta në histori, transmeton Telegrafi.
Në fakt, pasi që vlera e aksioneve në bursën e New Yorkut ra për 143,5 pikë, 500 kompanitë më të mëdha në tregun e kapitalit, sipas “Standard & Poor”, humbën 139 miliardë dollarë vetëm disa momente pasi u postua ky lajm në llogarinë e AP-së në Twitter.
Sapo u zbulua se pas këtij postimi në Twitter qëndrojnë hakerët sirianë, aksionet e tregut iu kthyen normalitetit, por dëmi tashmë ishte bërë.
Studiuesit argumentojnë se një gjë e tillë sërish mund të përsëritet.
“Twitti” i rremë për Shtëpinë e Bardhë është postuar me datën e 23 prill të vitit 2013. Algoritmi i sofistikuar financiar që përdoret në tregun e kapitalit, vlerëson përmbajtjen e lajmeve: në këtë rast ka regjistruar lajmin, por nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit.
Kujtojmë se AP-së ka mbi dy milionë ndjekës në rrjetin social Twitter dhe kjo është e mjaftueshme që çdo lajm i kësaj agjencie të përhapet shumë shpejt në botë.
“Duhet të mendojmë se si rrjetet sociale ndikojnë në financa. Ndonëse nuk janë të gjitha ‘cicërimat njëjësoj’, në rrethana të caktuara përhapen si qumështi i derdhur në tavolinë”, thotë Tero Karppi, nga Universiteti Buffalo. “Kur sistemet kompjuterike analizojnë atë që përhapet në Twitter dhe sjellin vendim para se njeriu të mund të reagojë, do të shohim tamam pasojat që rrjet sociale do t’i kenë në treg”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania